Aktualitet

VD-Berisha: Yuri Kim shëtit nëpër livadhe me gazetaren e Ertv-së

29 Tetor 2021, 16:49 Nga DOSJA
VD-Berisha: Yuri Kim shëtit nëpër livadhe me gazetaren e

TIRANËDosja.al publikoi 6 ditë më parë lajmin se ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim po kalonte fundjavën në Përmet nën prezencën e gazetares Mira Kazhani e Anjeza Majën, moderatoren që tashmë është pjesë e “ERTV”,( televizionit të kryeministrit Edi Rama). Ky udhëtim i përbashkët u komentua nga ish-kryeministri Sali Berisha gjatë ‘Foltores’ që u mbajt ditën e djeshme në qytetin e Lezhës. 


Me ironi, Berisha tha se zonja e nderuar (ambasadorja Yuri Kim) kullot në livadhet e qeverisë, duke përmendur dhe Anjeza Majën. Këtë të fundit ai e quajti ‘Majezën e qeverisë’, duke thënë se ambasadorja së bashku me Majën udhëtojnë fundjavave së bashku.

“Shqiptarët s’ia kanë pranuar barin as Enver Hoxhës, s’ia pranojnë barin askujt dhe mos mendojë njeri se mund t’u shesë gënjeshtrat për të vërteta. Thelbi i “Foltores”, nuk është kundër miqve tanë. Prandaj u them që mos dëgjoni ata, pasi Sali Berisha bashkë me ju vetëm që do të ngremë PD-në do ta çojmë në pushtet, por do të vendosim marrëdhëniet më të mira me BE-në dhe SHBA. Pengkryetari dhe ndonjë zëdhënës mjeran i tij që duhet të na etiketojë ne si antiamerikanë janë më qesharak se çdo personazh.. Amerika është e vlerave të mëdha, e votës së lirë, e sovranitetit. Kur iu thashe nja dy muaj më parë se zonja ku përmendi barin, u shpreha se zonja e nderuar kullot në livadhet e qeverisë, pak kush e kuptoi këtë gjë, por tani që e shohin me Majezën e qeverisë nëpër vikende, e kanë të qartë se Sali Berisha kishte të drejtë. Unë askujt nuk i hyj në jetën private, por konflikti i interesit është konflikt interesi, cilido qoftë,”- u shpreh Berisha ndër të tjera.

LAJM KRYESOR:Berisha takon demokratët e Lezhës

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne lezhe aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne lezhe

Sondazh

Poll