Aktualitet

I kërkuar për kanabis në Krujë, Sefa i dënuar për drogë në Itali

30 Tetor 2021, 08:18 Nga DOSJA
I kërkuar për kanabis në Krujë, Sefa i dënuar për

TIRANË– Bujar Sefa (Xaka) i cili është shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, në kuadër të operacionit ‘Noja’ në Krujë, është një emër i njohur për drejtësinë italiane.

Sefa është dënuar në Itali, me 12 vjet e 9 muaj dhe i janë konfirskuar një pasuri me vlerë deri në 346 mijë euro. Sipas akuzës, ai ishte drejtuesi dhe organizatori i një grupi trafikantësh dhe tregtarësh të drogës në Itali.

Në bashkëpunim me vëllezërit e tij, Sefa organizonte punën dhe shpërndante drogë nga Holanda në Itali. Ai është në kërkim edhe nga autoritetet italiane. Të dënuar për drogë edhe 2 vëllezërit e tij, Islam dhe Jetmir Sefa . Ndërkohë, vëllai i tij tjetër, Hajdar Sefa, është arrestuar si pjesë e bandës së grabitësve ‘Babagjyshat’.

LAJMI KRYESOR: Fuçitë me kanabis në Krujë! Arrestohet kryeplaku i fshatit ‘Nojë’,1 tjetër në kërkim

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet bujar xeka bujar xeka

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Tetor 2021, 06:02

Do flini një orë më shumë! Nesër ndryshon ora

TIRANË– Ditën e nesërme në mesnatë ndryshon ora. Ndërrimi i akrepave të orës me një orë pas do të ndodh natën e sotme 30 dhe të dielës 31 tetor, kur ...