Aktualitet

ABONETË/Bashkia e Tiranës: I gjeni pranë stacioneve! Mos harroni foton, emër&mbiemër

30 Tetor 2021, 06:54 Nga DOSJA
ABONETË/Bashkia e Tiranës: I gjeni pranë stacioneve! Mos harroni

TIRANË– Bashkia e Tiranës ka dalë me një njoftim të rëndësishëm që prek të gjithë qytetarët që blejnë abone të përgjithshme apo të linjës. Bashkia njofton se për të blerë abonetë, qytetarët duhet ti tërheqin pranë kioskave në stacionet e autobusit në kryeqytet.

Pajisja me abone bëhet në pikat e hapura posaçërisht, të cilat janë: kioska tek “Ushtari Panjohur”, rruga “Ludovik Shllaku”; kioska tek 9- katëshet, rruga “Barrikadave”; kioska tek ish – 7 Xhuxhat, rruga “Elbasanit”, si dhe kioska pranë Inxhinierisë së Ndërtimit, rruga “Muhamed Gjollesha.

Ndërkohë, duhet që secili prej qytetarëve të vendosë foton në abonenë e blerë, emrin dhe mbiemrin.

NJOFTIMI:

Informojmë qytetarët se, mbështetur në kuadrin ligjor në fushën e transportit për shërndarjen dhe pajisjen e udhëtarëve të transportit publik qytetës me bileta të pajtimit mujor (abone), sipas Udhëzimit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë nr. 3743, datë 10.7.2017 “Mbi modelet dhe standardet e biletave të transportit rrugor të udhëtarëve, të ndryshuar), pajisja me bileta të pajtimit mujor (abone) të përgjithshme dhe linje bëhet e shoqëruar me foto dhe plotësohet me emrin dhe mbiemrin e mbajtësit. Pikat e shitjes se aboneve te përgjithshme ndodhen te kioskat pranë stacioneve të autobusit. Pajisja me Kartelën e Pajtimit Mujor (Abone Studenti) bëhet në pikat e hapura posaçërisht, sikurse janë: kioska tek “Ushtari Panjohur”, rruga “Ludovik Shllaku”; kioska tek 9 – katëshet, rruga “Barrikadave”; kioska tek ish – 7 Xhuxhat, rruga “Elbasanit”, si dhe kioska pranë Inxhinierisë së Ndërtimit, rruga “Muhamed Gjollesha”. Gjatë paraqitjes në këto pika, studentët duhet të kenë me vete Kartën e Studentit, si edhe foton.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet abone aboneja ne tirane bashkia e tiranes abone aboneja ne tirane bashkia e tiranes

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Tetor 2021, 06:02

Do flini një orë më shumë! Nesër ndryshon ora

TIRANË– Ditën e nesërme në mesnatë ndryshon ora. Ndërrimi i akrepave të orës me një orë pas do të ndodh natën e sotme 30 dhe të dielës 31 tetor, kur ...