Aktualitet

‘Më ngacmonte’/ Përplasi për vdekje shokun, dënohet me 10 vite burg, Mhill Gega

30 Tetor 2021, 06:48 Nga DOSJA
‘Më ngacmonte’/ Përplasi për vdekje shokun,

LEZHË– Mhill Gega është dënuar nga Gjykata e Lezhës me 10 vite e 9 muaj burg, pasi ka përplasur për vdekje Mark Gjetën.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në muajin shkurt të këtij viti. 60-vjeçari përplasi me makinë Gjetën në fshatin Bungaj të Mirditës, duke e lënë të pajetë.

Dy bashkëfshataret kishin pasur konflikte prej dy vitesh me njëri-tjetrin dhe ditën e ngjarjes janë përplasur sërish. Pas debateve, 60-vjeçari Mhill Gega ka shkuar në shtëpi dhe ka marrë automjetin tip “Benz” dhe përplasur për vdekje Mark Gjetën, i cili lëvizte në rrugën e fshatit. Në deklarimet e tij i pandehuri ka pranuar faktin se ka patur konflikte me viktimën, por ka mohuar akuzën e ngritur ndaj tij duke e konsideruar ngjarjen aksidentale, me pretendimin se i kishte rrëshqitur makina dhe ka goditur 68-vjeçarin Mark Gjeta.

Ngjarja është zbuluar më pas nga organet kompetente se ka qënë e qëllimshme, pasi më parë Gjeta dhe Gega kanë qënë kolegë duke punuar në të njëjtën ndërmarrje mirëpo marrëdhëniet e tyre nisen të acarohen për motive tërësisht banale, pasi viktima e tallte dhe ofendonte autorin.

Kjo ka bërë që Gega të ndërmarrë aktin e rëndë, duke e përplasur me mjet për ta lënë më pas të pajetë.

(a.b)/dosja.al

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet mark gjeta mhill gega mark gjeta mhill gega

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Tetor 2021, 06:02

Do flini një orë më shumë! Nesër ndryshon ora

TIRANË– Ditën e nesërme në mesnatë ndryshon ora. Ndërrimi i akrepave të orës me një orë pas do të ndodh natën e sotme 30 dhe të dielës 31 tetor, kur ...