Aktualitet

I ati akuzoi shokun se i kishte vrarë të birin, del autopsia për 17-vjeçarin nga Këlcyra

13 Qershor 2019, 18:19 Nga DOSJA
I ati akuzoi shokun se i kishte vrarë të birin, del autopsia për

GJIROKASTËR– Del autopsia për vdekjen e 17-vjeçarit, Matia Rizallari, i cili ishte i zhdukur prej 5 ditësh. 

Edhe pse i ati i tij, akuzonte shokun e Matias, Egliter Dostin se ishte vrasësi i të birit, nga autopsia ka rezultuar se në trupin e 17-vjeçari nuk ka pasur shenja dhune.

Sipas autopsisë, vdekja e 17-vjeçarit ka ardhur si pasojë e mbytjes në lumin Vjosa. 

Shoku i tij Egliter Dosti, që ishte bashkë me 17-vjeçari kur u zhduk, në deklarimin e vet në polici ka pohuar se kishin pirë dhe kanë dashur të kalojnë lumin. Ai e ka marrë Matian në kurriz, por janë rrëzuar të dy në ujë. Më pas djalin e mori rrjedha dhe Dosti u largua nga frika në Sarandë.

Theksojmë se humbja e 17-vjeçarit Matia Rizallari u denoncua nga familjarët më datë 10 qershor, ndërsa rezultonte i humbur prej pesë ditësh. Matia kishte shkruar për t’u larë në lumë por nuk ishte kthyer. I thirrur në polici, 25-vjeçari Dosti kishte dhënë versione të ndryshme duke bërë që babai i të ndjerit të dyshonte se Matian e kishte vrarë ai. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet egliter dosti kelcyre viktima matia rizallari egliter dosti kelcyre viktima matia rizallari

Sondazh

Poll