Aktualitet

Plagosja e Beqirit në hotelin në Ksamil, dy të arrestuarit kërkojnë lirinë

30 Tetor 2021, 06:23 Nga DOSJA
Plagosja e Beqirit në hotelin në Ksamil, dy të arrestuarit

SARANDË– Edison Vyzaj dhe 24-vjeçari nga Sri Lanka, Makawitage Kalpa Chethiya Eishvajith Perera Ejiewrdana, të cilët janë lënë në arrest me burg për plagosjen e Taulant Beqirit në Ksamil, kërkojnë që t’ju ndryshohet masa e sigurisë. Ditën e premte, dy të akuzuarit kërkuan në Gjykatën e Sarandës zëvendësimin e masës së sigurimit “Arrest ne burg” me një tjetër masë më të lehtë.

Si ndodhi plagosja?

Më 13 gusht të këtij viti, Taulant Beqiri, Edison Vyzaj dhe Makawitage Perera ishin së bashku në një dhomë hoteli në Ksamil. Mes të rinjve shqiptarë ka pasur një konflikt që ka degjeneruar në përdorimin e armës. Vyzaj ka qëlluar Beqirin dhe e ka lënë të plagosur, me një plumb në bark.

33-vjeçari u dërgua në spital, aty ku mori ndihmën e nevojshme mjekësore, por refuzoi që të jepte emrin e tij para bluzave të bardha. Kjo ka bërë që dhe ai të dënohej pasi refuzoi të zbulonte idenititetin e tij, duke fshehur në këtë mënyrë krimin.

Edison Vyzaj tregoi para hetuesve në atë kohë se plagosja ndodhi nga pakujdesia dhe se nuk kishte në plan ta lëndonte shokun e tij të ngushtë. Autori i plagosjes, tregoi të gjithë kronologjinë e ngjarjes se si ai ka dashur t’i heqë pistoletën nga dora Tauland Beqirajt dhe gjatë tentativës, arma është shkrepur padashje.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet edison vyzaj makawitage kalpa chethiya eishvajith perera ejiewrdana taulant beqiri edison vyzaj makawitage kalpa chethiya eishvajith perera ejiewrdana taulant beqiri

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Tetor 2021, 06:02

Do flini një orë më shumë! Nesër ndryshon ora

TIRANË– Ditën e nesërme në mesnatë ndryshon ora. Ndërrimi i akrepave të orës me një orë pas do të ndodh natën e sotme 30 dhe të dielës 31 tetor, kur ...