Aktualitet

Vendoste gjoba dhe falimentonte biznesmenët, arrestohet kinezi në Rinas, pjesë e grupit mafioz

25-vjeçari ka qenë shpalklur në kërkim ndërkombëtar më datë 24 prill të këtij viti, pasi u zbulua se merrej me dhënie parash me fajde dhe vendoste gjoba në biznese të ndryshme.
Featured image of article: Vendoste gjoba dhe falimentonte biznesmenët, arrestohet kinezi në Rinas, pjesë e grupit mafioz Foto Ilustruese

TIRANË– Një shtetas kinez 25-vjeç është arrestuar ditën e sotme në aeroportin e Rinasit për qëllim ekstradimi. 25-vjeçari me inicialet G.L, rezulton të jetë shpallur në kërkim që në datën 23 prill të këtij viti.

Ai akuzohet të jetë pjesë e një grupi kriminal që vendoste gjoba dhe jepte para me fajde. Më pas biznesmenët të cilët nuk mundeshin të shlyenin borxhin në kohë u rriste kamatën dhe i detyrontë shisnin të mirat materiale që kishin.

Njërin prej tyre pothuajse e ka falimentuar pasi e detyroi të shiste 23 suita, 40 vendparkime dhe 6 automjete me çmimin shumë të ulët.

Ndërsa në vitin 2013, i arrestuari akuzohet që në bashkëpunim me me pjestarë të tjerë të grupit, kanë rrëmbyer shtetasin X.L,  duke e detyruar atë të ripaguajë një borxh, në vlerën e 3.8 milionë Yuan kinez.

25-vjeçari gjithashtu ka ndihmuar në hapjen e kazinove dhe të lojërave të ndryshme të fatit.

Njoftimi i plotë/ Rinas

Kapet dhe arrestohet me qëllim eksdradimi një shtetas kinez për veprën penale “Gjobëvënie”

Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me Interpol Tirana  dhe Interpol Pekini/Kinë, kanë bërë arrestimin e shtetasit kinez :

G.L, 25 vjeç,  lindur në Kinë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, më datë 23.04.2019,  për veprën penale  “Gjobëvënie”. (maksimumi i dënimit 10 vjet burg).

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Zyra e Sigurisë Publike të Bashkisë së Goazhou, në Kinë, ka zhvilluar hetime, ndaj një grup kriminal, të tipit mafioz,  të cilët merrnin përfitime ekonomike nëpërmjet dhënies me kamatë, hapjes së kazinove, kumarit dhe marrjes me dhunë të borxheve.

Shtetasi G. L, është një prej anëtarëve kryesorë të këtij grupi.

Në vitin 2013, ky shtetas së bashku me pjestarë të tjerë të grupit, kanë rrëmbyer shtetasin X.L,  duke e detyruar atë të ripaguajë një borxh, në vlerën e 3.8 milionë Yuan kinez.

Në vitin 2014, në të njëjtën mënyrë ka detyruar shtetasin Ë.H, që të paguajë një hua duke e detyruar atë të shesë 23 suita, 40 vendparkime dhe 6 automjete me çmimin shumë të ulët.

Si rezultat i këtij bashkëpunimi u bë i mundur arrestimi i shtetasit të mësipërm, me qëllim ekstradimin e tij drejt Kinës.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment