Aktualitet

Pastronte para për bandën shqiptare, kinezja i dorëzon shtetit 1.6 milion £ prona

30 Tetor 2021, 05:46 Nga DOSJA
Pastronte para për bandën shqiptare, kinezja i dorëzon shtetit

LONDËR– Gruaja kineze, Fen Chen pastronte para për një bandë shqiptare që merrej me trafikun e drogës në Londër. Për këtë shkak, familja e saj është e detyruar që ti dorëzojë shtetit të gjitha pronat e saj, që kapin shifrën e 1.6 milionë paund. Chen është dënuar në vitin 2017 me 6 vite burg pasi pranoi 300 mijë paund nga një person me origjinë shqiptare.

Agjencia Kombëtare e Krimit zbuloi se djali i Fen Chen, Shuyu Cao, i cili erdhi në Mbretërinë e Bashkuar si student në vitin 2012, kishte marrë depozita të shumta parash në llogarinë bankare nga nëna e tij.

Në vitin 2016, policia kontrolloi banesën e tij në Londër dhe gjeti më shumë se 60,000 paund. Agjencia Kombëtare e Krimit pretendoi se paratë e paguara në llogaritë e Shuyu Cao kishte të ngjarë të kishin ardhur nga krimi i organizuar.

Po ashtu u arrit të zbulohej se në llogaritë e Shuyu Cao dhe vëllait të tij Sucheng Cao për një periudhë tre vjeçare ishin depozituar shumë të mëdha parash, të cilët ishin të dyshimta.

Shuyu Cao përdori një pjesë të parave për të blerë prona me vlerë të lartë në Londër, dy prej të cilave tani janë marrë nga Agjencia Kombëtare e Krimit.

Në vitin 2018 është dhënë një urdhër për ngrirjen e pronave dhe llogarive bankare. Pas një gjyqi tre-ditor në Gjykatën e Lartë, të pandehurit pranuan t’i dorëzonin dy prej tyre.

Dy pronat, një banesë në Queensland Road në Islington dhe një shtëpi në Astell Road në Kidbrooke, u blenë për pak më shumë se 1.4 milion £, por tani janë vlerësuar në më shumë se 1.6 milion paund.

Burimi: Mylondonnews

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll