Aktualitet

Do flini një orë më shumë! Nesër ndryshon ora

30 Tetor 2021, 06:02 Nga DOSJA
Do flini një orë më shumë! Nesër ndryshon ora

TIRANË– Ditën e nesërme në mesnatë ndryshon ora. Ndërrimi i akrepave të orës me një orë pas do të ndodh natën e sotme 30 dhe të dielës 31 tetor, kur akrepat do të zhvendosen nga ora 3:00 në 2:00.

Kalimi nga koha verore në atë diellore, që në fakt shënon ardhjen e periudhës së dimrit, do të sjellë si çdo vit avantazhe dhe disavantazhe.

Me orën dimërore, do të kemi më pak ditë dhe më shumë natë. Me ndryshimin e orës në realitet do të humbasim një orë dritë pasdite, të cilën do ta rikuperojmë në mëngjes, siç do ta vërejnë sidomos ata që zgjohen herët.

Ora dimërore do na shoqërojë deri në natën mes të shtunës 26 dhe të dielës 27 mars 2022, kur akrepat do të kthehen në orën verore.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ndryshimi i ores ndryshon ora ora ndryshimi i ores ndryshon ora ora

Sondazh

Poll