Aktualitet

Fundjava me diell! Parashikimi i motit, ku pritet të ketë shi? (HARTA LIVE)

30 Tetor 2021, 05:31 Nga DOSJA
Fundjava me diell! Parashikimi i motit, ku pritet të ketë shi? (HARTA

TIRANË– Në fundjavë vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

Ditën e sotme sipas “MeteoAlb” zhvillimi i një qendre të presionit të lartë atmosferik mbi brigjet e Adriatikut, do të sjellë mbizotërim të kthjellimeve gjatë gjithë ditës në zonat bregdetare. Ndërsa zona e ulët dhe zona malore do të kenë herë pas here kalime të pakta vranësirash dhe shi, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat e thella në verilindje të territorit shqiptar.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 23°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Juglindor duke sjell në brigjet detare dallgëzim te ulët.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet moti moti ne shqiperi parashikimi i motit 30 tetor 2021 moti moti ne shqiperi parashikimi i motit 30 tetor 2021

Sondazh

Poll