Aktualitet

VD- Sërish në protestë, banorët e “5 Majit”: Nuk kemi firmosur kontrata me Bashkinë

29 Tetor 2021, 21:26 Nga DOSJA
VD- Sërish në protestë, banorët e “5 Majit”: Nuk

TIRANË– Banorët e zonës së “5 Majit” kanë protestuar sërish ditën e sotme kundër prishjes së banesave të tyre. Në një prononcim për FaxNeës ata shprehet se nuk ka asnjë marrëveshje mes tyre dhe institucioneve, pavarësisht se janë lajmëruar për prishjen e banesave të tyre. Banorët shtojnë se nga shtëpitë e tyre nuk dalin, vetëm nëse i nxjerrin me dhunë. Ata shtojnë nuk kanë firmosur kontrata me bashkinë për marrjen e shtëpive të tjera.

“Nuk kanë ardhur përfaqësues këto ditë. Të hënën prishen 4 banesa të tjera. Është shtyrë për të nxjerrë gjërat jashtë. Nuk do lëvizim. Nesër do bëhet protestë më e madhe, dhe të hënën akoma më të madhe, do rezistojmë deri në fund. Vetëm nëse na nxjerrin me dhunë. Unë do i mbështes. Te banesat që u prishën nuk bëmë rezistencë sepse ishte ngjti me ndertesën shtetërore. Këto do i mbeshtesim sepse ne jemi pas tyre. Duam transparence,”- tha një banore.

“A keni firmosur kontratë me bashkinë? Jo nuk kemi firmosur. Për bonus qiraje po, janë disa familje, por ne të tjerët jo. Nëse dikush ka firmosur të dalë të thotë, ndërsa ne jo. Kshu i marrin ata, firmosin 4 shpi dhe thonë kanë firmosur të gjithë. Ka njerëz që kanë punu në Itali dhe kanë ndërtu shtëpinë këtu. Nuk e lëshojmë pronën tonë. Sado që bëjnë sikur nuk kanë vemendjen te ne, ata dëgjojnë çdo gjë. Nesër do jetë protesta më e madhe,”- deklaroi një tjetër banore.

“Disa banesa janë me hipotekë, ndërsa të tjera në proces legalizimi. Përderisa banesa ka 30 vite që është ndërtuar dhe nuk ka marrë përgjigje negative për legalizimin. Si më nxjerr t’i mua pas 30 vitesh të pastrehë. Po vjen dimri. Si do më nxjerrësh në rrugë. Unë si familje bashkë me fëmijët e mi do dal në rrugë të madhe. Si mund të aplikoj për kredi të butë? Të lutem ishalla bie tërmet? Nuk kërkoj mëshirë,”- deklarojnë ata më tej.

Këta banorë protestojnë prej ditësh. Banesat e tyre do të shemben në kuadër të ndërtimit të banesave sociale për të prekurit nga tërmeti. Në një shkresë, banorët janë informuar për këtë vendim të cilin kanë vendosur ta kundërshtojnë publikisht.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet protestojne banoret e 5 majit protestojne banoret e 5 majit

Sondazh

Poll