Aktualitet

Sherr në Pogradec, 19-vjeçari plagoset me thikë

29 Tetor 2021, 21:21 Nga DOSJA
Sherr në Pogradec, 19-vjeçari plagoset me thikë

POGRADEC– Një 19-vjeçar me inicialet A.T. ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në qytetin e Pogradecit. I riu është paraqitur vetë në spitalin e Pogradecit ku ka shkuar me shenja të prerash të shkaktuara nga thika dhe ka marrë mjekimin e nevojshëm. Autori është identifikuar dhe është shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Më datë 29.10.2021, rreth orës 20:00, në Spitalin e Pogradecit, ka shkuar i dëmtuar me mjet prerës, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi A. T., 19 vjeç, banues në Pogradec, i cili dyshohet të jetë dëmtuar gjatë një konflikti të çastit nga një shtetas tjetër. Policia ka identifikuar autorin e dyshuar, po punon për kapjen e tij dhe sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet plagoset 19 vjecari me thike pogradec plagoset 19 vjecari me thike pogradec

Sondazh

Poll