Bota

Leyen jep rrugën e zhbllokimit të fondeve për Poloninë, kusht, reforma në drejtësi

29 Tetor 2021, 20:41 Nga DOSJA
Leyen jep rrugën e zhbllokimit të fondeve për Poloninë,

BRUKSEL– Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen shprehu shpresën se BE-ja mund të gjejë një zgjidhje me Poloninë lidhur me fondet e rimëkëmbjes që kanë ngecur për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi sundimin e ligjit, por parashtroi disa kushte që vendi duhet të përmbushë së pari.

Komisioni ka ndaluar miratimin e fondeve të rimëkëmbjes së pandemisë së Polonisë për shkak të mosmarrëveshjeve, të cilat u përshkallëzuan në fillim të këtij muaji kur Gjykata Kushtetuese polake gjeti disa parime të ligjit të BE-së, të papajtueshme me kushtetutën e vendit. Shumë në Bruksel e panë vendimin si sfidues të kuadrit ligjor bazë të BE-së.

“Unë mendoj se është e mundur, shpresoj se do të arrijmë një marrëveshje, por reforma është kusht,”- tha von der Leyen në një konferencë shtypi në Bruksel.

Fondet e rikuperimit u jepen vendeve të BE-së me kusht që ato të adresojnë disa kërkesa për reforma, të ashtuquajturat Rekomandime specifike të vendit, që Komisioni nxjerr çdo vit. Polonisë i janë ndarë 24 miliardë euro grante dhe 12 miliardë euro kredi me interes të ulët nga fondi i rimëkëmbjes.

“Komisioni ka një “Rekomandim specifik për Poloninë që është pavarësia e gjyqësorit,”- tha von der Leyen gjatë konferencës së saj për shtyp .

“Kjo sigurisht që është e përfshirë edhe në vendimin e përgjithshëm të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.. prandaj ka qëndrueshmëri në atë që ne po kërkojmë,” shtoi Von der Leyen.

Gjykata më e lartë e BE-së të mërkurën e ‘goditi’ Poloninë me një gjobë prej 1 milion eurosh në ditë, dënimi i saj më i madh ditor.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota fondet e rimekembjes se polonise polonia ursula von der leyen fondet e rimekembjes se polonise polonia ursula von der leyen

Sondazh

Poll