Bota

Biden mbërrin në Evropë, dy samitet që do të mbahen dhe takimi me Papa Françeskun

29 Tetor 2021, 06:52 Nga DOSJA
Biden mbërrin në Evropë, dy samitet që do të mbahen dhe

ROMË- Presidenti i SHBA Joe Biden ka mbërritur në Evropë për dy samite ndërkombëtare, duke e lënë në harresë axhendën e tij të brendshme prej 2.75 trilion dollarësh në Washington. BBC shkruan se Biden po shpresonte që të trumbetonte një paketë mjedisore në samitin global të klimës të javës së ardhshme që do të mbahet në Angli.

Por kolegët e tij demokratë braktisën planet për një votim të enjten, duke e lënë të gjithë platformën e tij në ajër. Ai mbërriti në Romë herët të premten për një samit të G20 ku në axhendë janë diskutimet për një taksë minimale globale.

Presidenti i dytë katolik i Amerikës u takua me Papa Françeskun në Vatikan këtë të premte, me të cilin bisedoi për çështjen e klimës dhe pandeminë. Më tej, ai zhvilloi një takim me presidentin francez Emmanuel Macron, ku diskutuan në lidhje me marrëveshjen e nëndetëseve. Ndërsa pas takimeve në Itali, ai do të shkojë në Skoci të dielën në mbrëmje për konferencën e Kombeve të Bashkuara mbi klimën, COP26, në Glasgow.

Biden do të kërkojë të projektojë mesazhin se SHBA-ja është kthyer në luftën kundër ngrohjes globale pasi paraardhësi i tij, Donald Trump, u tërhoq nga marrëveshja e Parisit për klimën.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Marrëveshja e nëndetëseve, Biden përpiqet të riparojë marrdhëniet me Macron

Video/“Jam bashkëshorti i Jill”, prezantimi i Biden në Vatikan bën xhiron e rrjetit

Mediat publikojnë momentin e sikletshëm, Biden-Papës: Jeni lojtar i famshëm

Takimi i Biden dhe Papa Françeskut, çfarë dhuratash të veçanta shkëmbyen mes tyre

Biden në Europë për dy samite, ndryshimet klimatike temë mbizotëruese diskutimi

‘Është mirë të rikthehesh’, Biden nis turin europian në takim me Papa Françeskun

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota joe biden papa françesku samiti i g20 samiti i klimes joe biden papa françesku samiti i g20 samiti i klimes

Sondazh

Poll