Bota

Gjenden mbetje mortore në bazën e KFOR-it, Policia e Kosovës nis hetimet

29 Tetor 2021, 19:20 Nga DOSJA
Gjenden mbetje mortore në bazën e KFOR-it, Policia e Kosovës nis

KOSOVË– Në bazën e KFOR-it në lagjen Arbëria në Prishtinë, janë gjetur ditën e sotme mbetje mortore. Mediat në Kosovë shkruajnë se lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i KFOR-it, Antonio Minutella. Ai tregoi se mbetjet njerëzore ishin gjetur gjatë kryerjes së disa gërmimeve për ndërtimin e një godine.

“Gjatë punimeve të gërmimit për ndërtimin e një godine të re, me sa duket u gjetën mbetje njerëzore. Për momentin nuk dihen detaje të tjera. Hetimet janë duke vazhduar dhe janë duke u zhvilluar nga Policia Ushtarake e KFOR-it dhe PK-ja. Të gjitha provat i janë dorëzuar PK-së e cila është duke e zhvilluar hetimin e rastit”, ka thënë Minutella.

Ende nuk dihet se kujt i përkasin mbetjet njerëzore dhe si kanë përfunduar aty. Policia e Kosovës po kryen hetime për zbardhjen e rastit.

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni antonio minutella kfor mbetje njerezore antonio minutella kfor mbetje njerezore

Sondazh

Poll