Bota

Mbretëresha Elizabet do të pushojë edhe 2 javë të tjera, anulon vizitat zyrtare

29 Tetor 2021, 20:02 Nga DOSJA
Mbretëresha Elizabet do të pushojë edhe 2 javë të

LONDËR – Mbretëresha Elizabeth II është këshilluar të pushojë për të paktën dy javët e ardhshme nga mjekët dhe për të shkurtuar orarin e saj të ngjeshur, njoftoi të premten Pallati Buckingham. 95-vjeçarja mund të vazhdojë të kryejë detyra të lehta, të bazuara në tavolinë gjatë kësaj kohe, duke përfshirë disa audienca virtuale. Por, ajo nuk do të mund të udhëtojë për në ‘Përkujtimin e të Dielës’, më 13 nëntor.

“Sidoqoftë, mbetet synimi i vendosur i Mbretëreshës që të jetë e pranishme në Shërbimin Kombëtar të Përkujtimit të Dielën, më 14 nëntor,” tha pallati, duke vënë në dukje një ngjarje të madhe në kalendarin vjetor të monarkut.

Vendimi vjen vetëm disa ditë pasi Elizabeth anuloi paraqitjen e saj të planifikuar në konferencën e OKB-së për klimën në Glasgow, një veprim që shkatërroi shpresat e qeverisë konservatore të Britanisë, e cila është në ankth për të treguar rëndësinë e seancës për fatin e planetit. Konferenca e klimës zgjat nga 31 tetori deri më 12 nëntor dhe pjesëmarrja e saj kishte për qëllim ta niste atë me stil dhe shkëlqim. Lajmi erdhi pasi sovranja mbajti lidhje virtuale të martën në Kështjellën Windsor, e para pasi u mësua se mjekët e saj e urdhëruan të pushonte javën e kaluar. Mbretëresha përshëndeti ambasadorët nga Koreja e Jugut dhe Zvicra gjatë paraqitjes së saj të parë të ndihmuar nga teknologjia, që kur ajo u dërgua në Spitalin e Mbretit Eduard VII të Londrës më 20 tetor për “vizitë paraprake”. Ajo u kthye në shtëpinë e saj në Kështjellën Windsor në kohën e drekës të nesërmen dhe që atëherë ka marrë detyra të lehta. Mbretëresha iu nënshtrua testeve mjekësore pasi anuloi një udhëtim të planifikuar për të shënuar 100 vjetorin e krijimit të Irlandës së Veriut dhe pallati tha se ajo kishte pranuar “me ngurrim” këshillën për të pushuar për disa ditë. Çështja nuk kishte lidhje me COVID-19.

Burimi: NPR

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota elizabeta ii mbreteresha elisabeth ii pallati mbretëror elizabeta ii mbreteresha elisabeth ii pallati mbretëror

Sondazh

Poll