Bota

Mediat publikojnë momentin e sikletshëm, Biden-Papës: Jeni lojtar i famshëm

29 Tetor 2021, 16:07 Nga DOSJA
Mediat publikojnë momentin e sikletshëm, Biden-Papës: Jeni lojtar

VATIKAN– Presidenti amerikan Joe Biden dhe Papa Françesku mbajtën ditën e sotme një takim 75 minutësh. Mediat e huaja raportuan se transmetimi i takimit u ndërpre papritur dhe pa u dhënë asnjë shpjegim përse. Sipas tyre kjo gjë ndodhi pasi Biden tha një fjali të sikletshme teksa shtrëngonte duart me Papën. Në një video të publikuar nga takimi, Biden dëgjohet t’i flasë Papës për një lojtar bejsbolli afro-amerikan. Mediat shkruajnë se ai thotë “Ju jeni lojtari i famshëm afro-amerikan në Amerikë”, gjë kjo që u cilësua prej tyre si një nga fjalitë më të turpshme të thëna ndonjëherë nga një president.

 

Nuk dimë të themi nëse këto janë fjalët që ka thënë konkretisht presidenti Biden, apo nëse ka qenë vazhdim i një bisede që nuk është filmuar nga kamera.

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota  papa frannçesku joe biden samiti i g20 ne rome  papa frannçesku joe biden samiti i g20 ne rome

Sondazh

Poll