Bota

Hiqej si mjek, elektriçisti gjerman kastronte burrat në tryezën e tij të kuzhinës

29 Tetor 2021, 16:52 Nga DOSJA
Hiqej si mjek, elektriçisti gjerman kastronte burrat në tryezën

GJERMANI – Një elektriçist në Gjermani është duke u përballur me gjyqin pasi kastronte burrat dhe u gjymtonte organet e tyre gjenitale në tryezën e tij të kuzhinës.

Sipas NYpost, duke u hequr si mjek ai i operonte, por kjo çoi edhe në vdekjen e një burri në Gjermani. 66-vjeçari po përballet me akuzën për vrasje, por mohoi të ishte përgjegjës për njeriun që vdiq disa ditë pas operacionit.

Ai tha se të tjerët kërkuan që ai t’i operonte pasi ai u tha se ishte një profesionist i trajnuar. I akuzuari, emri i të cilit nuk u bë i ditur, operoi tetë burra midis korrikut 2018 dhe marsit 2020 në shtëpinë e tij në Markt Schaben. Ai i tha gjykatës se kishte kastruar ose prerë pjesërisht organet e tyre gjenitale.

Trupi i personit që vdiq u gjet nga policia disa javë pas operacionit në një kuti. 66-vjeçari ka dalë përpara gjyqit ditën e enjte dhe pritet të dalë vendimi për dënimin e tij.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota 66 vjecari ne gjermani arrestohet elektricisti elektricisti kastronte burra gjermani 66 vjecari ne gjermani arrestohet elektricisti elektricisti kastronte burra gjermani

Sondazh

Poll