Bota

Kosova miraton Projektligjin e Buxhetit për 2022, 100 milionë euro për ushtrinë

29 Tetor 2021, 19:47 Nga DOSJA
Kosova miraton Projektligjin e Buxhetit për 2022, 100 milionë euro

KOSOVË – Qeveria e Kosovës ka miratuar ditën e sotme Projektligjin e Buxhetit për vitin 2022.

Ai kap vlerën e 2 miliardë e 748 milionë eurove, por ajo që të bën përshtypje është se për heë të parë rreth 100 milionë euro do të shkojnë për ushtrinë e Kosovës.

“Ushtrinë e kemi projektin tonë madhor dhe për herë të parë kemi ndarë mbi 100 milionë euro ose 1.3% të Bruto Produktit Vendor. Synimi ynë është që brenda mandatit ta sjellim në 2 për qind të Bruto Prodhimit Vendor, aq sa e kërkon standardi i NATO-s”, tha Kurti.

Kryeministri Albin Kurti tha se me buxhetin e vitit 2022 do të ndërtohen 50 çerdhe në Kosovë, do mbështetet fusha e shkencës, si edhe është parashikuar që pensionet nuk do të jenë nën 100 euro. Gjithashut 2 milionë euro do të shkojnë për Luginën e Preshevës.

“Sot jam takuar me ministrin e Financave, me të cilin e kemi shqyrtuar edhe njëherë buxhetin final. Me këtë buxhet ne do të fillojmë ndërtimin e 50 çerdheve në tërë vendin. Me këtë buxhet do të nisim rrugën Prizren-Tetovë. Për herë të parë kemi buxhetuar mbështetje për Luginën e Preshevës në shumë prej 2 milionë euro. Këto e shumë investime të tjera janë bërë të mundura me vetëm shtatë muaj qeverisje të mirë”, tha Kurti.

Sipas Projektligjit 20 milionë euro do të shkojnë për mbështetjen e të rinjve, kurse 70 milionë euro nga buxheti do të shkojnë për investimet në bujqësi.

“Kemi ndarë buxhetin dhe do të fillojmë projektin e banimit social. Kemi ndarë 20 milionë euro për skemën e punësimit për të rinjë. Kemi ndarë 10 milionë euro për blerjen e ambasadave në shtetet aleate, kemi rritur buxhetin për Bujqësinë mbi 70 milionë euro për herë të parë. 40 milionë euro të tjera i kemi ndarë për investime në Trepçë dhe Telekom”, tha kreu i qeverisë.

Projektligji për Buxhetin i qeverisë Kurti pritet të kalojë për miratim në Kuvendin e Kosovës.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora 100 milione euro per ushtrine albin kurti projekt buxhetii kosoves projektligji për buxhetin ne kosove 100 milione euro per ushtrine albin kurti projekt buxhetii kosoves projektligji për buxhetin ne kosove

Sondazh

Poll