Sport

Xavi ‘frenohet’ nga arabët. Pankina e Barçës më 20 nëntor, tani radha e Serxhit…

29 Tetor 2021, 05:57 Nga DOSJA

SPANJE – Prej mbrëmjes së mërkurë, titujt e gazetave katalanase e japin si fakt marrëveshjen me ish-kapitenin. Nuk ka dyshim se Xavi, 41 vjeç, është zgjedhja e parë e Joan Laporta për pasardhësin e Ronald Koeman, por katalanasi është ende trajner i skuadrës Al Sadd në Katar dhe duhet të lirohet nga arabët.

Do ta bëjë, por jo menjëherë. Është e arsyeshme të supozohet 20 nëntori, dita e derbit me Espanyolin pas pushimit prej kombëtareve, si një datë e mundshme për debutimin e ri të Xavi me Barçën.

Për shkak se trajneri i Al Sadd-it nuk ka folur ende me pronarin e klubit, Mohammed bin Hamad Royal, pasi ai ka një ndeshje për titullin të shtunën kundër Al-Ahly, i cili është edhe kundërshtari i radhës, ndërkohë që Al-Duhail është i dyti në renditjen.

Dhe Xavi është një djalë mirënjohës, nuk dëshiron ta braktisi në këtë pikë ekipin, që e priti 6 vjet më parë. Ndër të tjera, ai ka një klauzolë lirimi që Barcelona vështirë se do ta paguajë, ndaj duhet kërkuar një largim miqësor dhe shpresa për dashamirësinë e pronarit të Al Sadd.

Duhet mbajtur mend, se Xavi është gjithashtu një nga ambasadorët kryesorë të Katarit 2022 të kampionatit botëror dhe diplomacia në vendin arab është shumë e rëndësishme. Kjo është arsyeja pse negociatat sapo kanë filluar…

Problem për Barçën është se kalendari. Alaves mbërrin në “Camp Nou” të shtunën dhe të martën ka një lojë shumë delikate evropiane për të luajtur në Kiev. Katalanasit mundën 1-0 Dinamon e Lucescut në ndeshjen e parë, por nuk mund të përballojnë më gabime pas humbjeve ndaj Bayern dhe Benficas.

Më pas, pas pushimit, gjithçka do të vendoset në “Camp Nou” ndaj portugezëve, në raundin e pestë dhe vendimtar. Kjo është arsyeja pse u mendua një zgjidhje e përkohshme: Sergi Barjuan, një tjetër ish i madh i klubit, që aktualisht drejton Barça B, në kampionatin e kategorisë së tretë, do të drejtojë skuadrën kundër Alaves, Dinamo dhe Celta. Konfirmimi zyrtar është bërë…

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport camp nou espanyolin joan laporta kampionatit botëror katarit 2022 me pronarin e klubit mohammed bin hamad royal xavi me barçën camp nou espanyolin joan laporta kampionatit botëror katarit 2022 me pronarin e klubit mohammed bin hamad royal xavi me barçën

Sondazh

Poll