Politike

Ministri kinez viziton Shqipërinë, takohet me Metën dhe Xhaçkën

29 Tetor 2021, 12:59 Nga DOSJA
Ministri kinez viziton Shqipërinë, takohet me Metën dhe

TIRANË- Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi ka vizituar ditën e sotme Shqipërinë. Gjatë vizitës në Tiranë, Yi është pritur nga homologia Olta Xhaçka. Gjatë takimit të dy palët ranë dakord për të gjetur hapësira bashkëpunimi mes dy vendeve. Ata gjithashtu mbështetën heqjen e vizave për të gjithë shqiptarët që duan të vizitojnë Kinën. Yi gjithashtu shtoi se Kina do të respektojë parimin e reciprocitetit.

Pas takimit me Xhaçkën, Yi zhvilloi një takim me presidentin Ilir Meta. Gjatë takimit ata kanë folur për rëndësinë e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe kanë rënë dakord për të përforcuar marrëdhëniet dhe bashkepunimet.

Vizita e Ministrit kinez përkon me 50-vjetorin e kthimit të Kinës në OKB. Wang Yi, nënvizoi kontributin e veçantë të Shqipërisë për kthimin e Kinës në OKB dhe përcolli falenderimet e mirënjohjen e qeverisë dhe popullit kinez. Si fituese e Luftës II Botërore, Republika e Kinës ishte një prej shteteve themelues të OKB-së në vitin 1945. Por pas luftës civile në Kinë, qeveria nacionaliste u tërhoq në ishullin e Tajvanit, ndërsa në pjesën tjetër të territorit u themelua Republika Popullore e Kinës, një shtet komunist.

Në OKB njihej vetëm Republika e Kinës. Që prej vitit 1968, Shqipëria komuniste propozonte çdo vit rezoluta për pranimin e Republikës Popullore të Kinës në vend të Republikës së Kinës. Vetëm në vitin 1971, kjo rezolutë u miratua, falë votave të shumicës së shteteve komuniste të kohës, përfshirë Bashkimin Sovjetik, por edhe të Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ilir meta olta xhacka wang yi ilir meta olta xhacka wang yi

Sondazh

Poll