Politike

Alibeaj debat me deputetët e opozitës. Ndërhyn Vasili: Nuk vazhdohet me psikopatira

29 Tetor 2021, 10:30 Nga DOSJA
Alibeaj debat me deputetët e opozitës. Ndërhyn Vasili: Nuk

TIRANË– Mbledhja e sotme e Komisionit Hetimor ka shkaktuar debate mes palëve. Kreu i Komisionit, Enkelejd Alibeaj pranoi të bëhej një ndryshimi i kërkuar nga Petro Koçi, duke shkaktuar reagime tek opozita. Në këtë moment ndërhyri përfaqësuesi i LSI-së, Petrit Vasili, i cili tha se rregullorja dhe katër nene janë miratuar tashmë në parim dhe mbledhja e sotme nuk mund të jetë kurrësesi një mbledhje shqyrtimi të rregullores, por vazhdim i asaj që është miratuar më përpara.


Pjesë debati:

Petro Koçi: Përderisa ne të gjithë që ne kemi një informacion që ka një konsensus në lidhje me procedimin e mbledhjes, propozoj që në pikën tre të rendit të ditës të hiqet fjala “vazhdimi” dhe të vendoset fjala “shqyrtimi”.

Enkelejd Alibeaj: Jeni dakord me propozimin e zotit Koçi për të zëvendësuar fjalën vazhdim me fjalën shqyrtim! Po miratohet.

Xhaferraj: Më vjen keq t’ju kujtoj që duhet të jeni më korrekt në drejtimin e komisionit. Mbledhja ka filluar në orën 10, është ora 11 dhe nga kolegët e opozitës ka folur vetëm 3 minuta Gaz Bardhi. Kemi një orë, jemi 4 kolegë dhe 3 minuta ka folur vetëm Bardhi. Do i lutesha Nacos, kujdes me komentet. E kemi pranuar që jemi opozitë por këtu jemi për të hetuar si keni fituar ju dhe pse jemi ne në opozitë. Pse keni frikë? Ju keni shtet, pushtet, pse doni të na pengoni që të shkojmë t’i pyesim?

Alibeaj: Ne jemi në fazat fillestare të Komisionit Hetimor, e dimë qartë qëndrimin e secilës palë. Talenti, aftësia, mundësia, kapaciteti për të provuar pretendimet e secilës palë qëndron tek fakti sa mundësi do kemi për të sjellë prova. Retorika nuk besoj se nxjerr diçka më shumë se kaq. Të kalojmë tek pika 3 e rendit të ditës.

Vasili: Ore të bëj një pyetje. Që t’i kemi të qarta edhe miratimi në parim nuk qëndron, po apo jo? Ky është moment për t’u sqaruar se këtu u bë pazari i gjësë. Në kuptimin e mirë të fjalës.

Alibeaj: Bëra një gjest që nuk është aspak kalorësiak. Është e vërtetë. Ka qenë votimi në parimi por pastaj nen për nen, nuk shkoi deri në fund. Për ta zgjidhur ngërçin…Unë kam bërë një gjest kalorsiak që duhet të bëjë gjithsecili.

Petrit Vasili: Ore Një minutë. Ore nuk jemi këtu ne për të akomoduar psikopatira. Ne po themi që votim në parim dhe katër nene kanë pasur dakordësi, atëherë ecim më tutje. Keni frikë nga kjo?

Enkelejd Alibeaj: Nuk ka lidhje me frikën ka të bëj me gjetjen e një gjuhe të përbashkët.

LAJMI KRYESOR: Komisioni i 25 prillit/ PS-PD bien dakord, Klevis Xhoxhi zgjidhet sekretar (KËRKESA)

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll