Aktualitet

Bilanci i Ministrisë së Mbrojtjes: Tërmetet e sotme kanë dëmtuar 16 shtëpi në Dibër

29 Tetor 2021, 12:21 Nga DOSJA
Bilanci i Ministrisë së Mbrojtjes: Tërmetet e sotme kanë

DIBËR– Dy lëkundje të forta tërmeti u ndjenë mëngjesin e sotëm, me epiqendër fshatin Topojan në Bashkinë e Bulqizës, me një thellësi 10 kilometra. Sipas kontrollit të bërë në terre, në total janë dëmtuar 16 banesa. Konkretisht në njësinë administrative Fushë Bulqizë janë dëmtuar 5 banesa. Në njësinë administrative Ostren kanë pësuar dëme 3 banesa. Në Gjoricë 3 banesa, në Shupenzë një shtëpi, në Bulqizë 1 banesë dhe në Zeqeran 1 banesë.

Informacion mbi pasojat e lëkundjeve të tërmetit në qarkun e Dibrës

16 banesa janë dëmtuar nga lëkundjet e tërmetit të ditës së sotme me epiqendër në qarkun e Dibrës. Emergjencat Civile pranë Prefekturës së Dibrës, në bazë të informacioneve të marra nga grupet e punës në terren njoftojnë se nga tërmeti i orës 08:34 janë evidentuar deri më tani disa banesa të dëmtura pjesërisht dhe në strukturë si më poshtë: 5 banesa në njësinë administrative Fushë-Bulqizë; 3 banesa në njësinë administrative Ostren; 3 banesa në njësinë administrative Gjoric; 1 banesë në njësinë administrative Shupenzë; 1 banesë në njësinë administrative Bulqizë; 1 banesë në njësinë administrative Zerqan. Puna po vijon për të identifikuar të gjitha pasojat. Ndërsa nga lëkundjet e orës 12:23 me magnitudë 3.6 të shkallës Rihter me epiqender rreth njësisë Kastriot Dibër, nuk ka raportime për dëme në banesa, përveç 2 banesave të vjetra dhe të amortizuara, shoqëruar me çarje muresh.

LAJMI KRYESOR: Disa tërmete në Shqipëri, plasariten banesat në Bulqizë, banorët: U frikësuam

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet termet ne shqiperi termet ne shqiperi

Sondazh

Poll