Aktualitet

Në kundërshtim me BE/ Yuri Kim: Mbështesim “Open Ballkan”, të përfshihen të gjithë

29 Tetor 2021, 11:24 Nga DOSJA
Në kundërshtim me BE/ Yuri Kim: Mbështesim “Open

TIRANË- Ambasadorja e Amerikës në Shqipëri në vend, Yuri Kim është shprehur për herë të parë lidhur me nismën e prezantuar nga kryeministri Edi Rama, homologu i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, Ballkani i Hapur. Me anë të një postimi në rrjetet e saj sociale, Kim shkruan se përkushtimi i Amerikës ndaj Ballkanit Perëndimor mbetet i fortë, duke shtuar se “Open Ballkan” duhet të jetë i hapur për të 6 vendet e rajonit.

“Angazhimi i Amerikës ndaj Ballkanit Perëndimor mbetet i fortë, përfshirë mbështetjen për hapjen e negociatave me BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, përpara fundit të 2021. SHBA-të gjithashtu mbështesin “Open Balkans” (e cila duhet të jetë e hapur për të 6 vendet e BP) & nisma të tjera që nxisin integrimin rajonal,“-shkruan ajo.

Kjo është hera e parë që ambasadorja shprehet për nismën, ndërkohë që Bashkimi Europian ka folur qartë se e gjitha është në kundërshtim me Procesin e Berlinit. Deri më tani, në “Open Ballkan” janë përfshirë vetëm Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Ndërsa mungon Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje-Hezergovina.

Punimet e samitit “Ballkani i Hapur” kanë nisur më 29 korrik dhe u finalizuan me nënshkrimin e dy memorandumeve dhe një marrëveshje ndërshtetërore që kanë për qëllim lehtësimin e lëvizjes së njerëzve dhe thjeshtimin e formaliteteve lidhur me importin, eksportin dhe lëvizjen mallrave, bashkëpunimin mes doganave dhe autoriteteve të tjera kompetente të Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike ballkani i hapur ballkani perendimor shba yuri kim ballkani i hapur ballkani perendimor shba yuri kim

Sondazh

Poll