Aktualitet

Lëkundjet e tërmeteve, e moshuara: E përjetuam keq, shtëpia është dëmtuar shumë

29 Tetor 2021, 10:40 Nga DOSJA
Lëkundjet e tërmeteve, e moshuara: E përjetuam keq, shtëpia

BULQIZË- Tërmeti që ra mëngjesin e sotëm në Bulqizë ka krijuar panik te banorët e zonës. Në një prononcim për Top Channel një banore ka treguar panikun që ka përjetuar dhe u shpreh se së bashku me anëtarët e tjerë të familjes kanë dalë menjëherë jashtë shtëpisë, të alarmuar nga goditjet e njëpasnjëshme.

E moshuara, e cila thotë se ka të sëmurë njërën këmbë, tregon momentin kur nusja e shtëpisë e ka ndihmuar për të dalë jashtë.

“E përjetuam shumë keq. Erdhi nusja se e dëgjoi tërmetin, unë nuk mund të ngrihesha se isha me këmbë të thyer, erdhi nusja dhe më ngriti. Fëmija kishte ik e kishte hipur në penxhere e do të hidhej prej penxhereje. E kapi nusja e nxori përjashta. S’kishim çfarë të bënim dolëm jashtë, se frikë është se luajti vendi, u tund.”, u shpreh banorja.

Ajo gjithashtu tha se shtëpia e saj është tanimë e pabanueshme si pasojë e dëmtimeve të shkaktuara nga tërmeti.

“Shtëpia është dëmtuar shumë. Është e pabanueshme, se nuk flas kot. Të më mbrojë fëmijët, të shpëtojnë fëmijët, se unë jam e vdekur jam e vjetër. Fëmijët me rrojne me frike, hyjne me frike brenda”, tha e moshuara.

LAJMI KRYESOR: Tundet toka brenda 10 minutave! Dy tërmete në Shqipëri, ku ishin epiqendrat

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet termet ne bulqize termet ne shqiperi termet ne bulqize termet ne shqiperi

Sondazh

Poll