Aktualitet

Ujësjellësi/ Rama mbledh kryebashkiakët: Jeni mbytur në borxhe! (0 fjalë për Krujën)

29 Tetor 2021, 10:42 Nga DOSJA
Ujësjellësi/ Rama mbledh kryebashkiakët: Jeni mbytur në

TIRANË– TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sërish në Kryeministri krerët e Bashkive, por kësaj herë pas mbeturinave në fokus ka qenë performanca e sektorit të ujësjellës-kanalizimeve. E pranishme në takim, Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku u shpreh se ka një keqmenaxhim dhe se performanca e këtij sektori është shumë e dobët duke paralajmëruar edhe një aksion.

“Duke hequr mënjanë Korçën dhe Pogradecin, kemi identifikuar që pavarësisht procesit të agregimit para disa vitesh, sërish performanca e ujësjellës kanalizimeve në të gjitha bashkitë, mbetet e dobët. Lë për të dëshiruar. Të gjitha shifrat janë jo në përputhje me shifrat e inevstimeve në ndërmarrjet tuaja. Ndërkohë që investohet, rritet përqindja e ujit të papaguar dhe kjo është ajo sasi që vidhet në rrjet ose që humb për shkaqe teknike. Duke u përballur me këtë fakt na lind e drejta të mendojmë që ka keqmenaxhim nga drejtuesit e e ndërmarrjeve të ujësjellës kanalizimeve,”- tha Balluku.

Ndërkohë që Rama më pas në fjalën e tij i ka marrë me raste të veçanta të gjithë “humbësit”, duke sulmuar edhe njëherë kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Lelin.

Kreu i qeverisë u shpreh se bashkia e Vlorës ka regjistruar 78.9% humbje në këtë sektor, shifra më e madhe në radhët e bashkive të tjera, duke e krahasuar me një kompani që është drejt falimentimit dhe që nuk nxjerr dot as pagat e punonjësve të saj. Sa i përket këtyre të fundit, numri një i qeverisë tha se drejtuesit dhe punonjësit e ujësjellësit në të gjithë vendin nuk do të zgjidhen më si më parë, duke kërkuar ndihmë nga ekspertët e huaj. Gjithashtu të pranishëm në takim. Pasi përfundoi me “dushin e ftohtë”, Rama paralajmëroi se mbledhja e radhës do të jetë për t’i ‘tërhequr veshin’ kompanive të guroreve duke bërë me dije se deri më 31 dhjetor duhet të pranojnë kalendarin e pyllëzimit, ndryshe do të përballen me ligjin.

Por gjatë thuajse një orë takim, Rama për asnjë moment nuk e përmendi rastin e Krujës, ku qindra qytetarë u helmuan për shkak të ujit që u shpërnda nga ujësjellësi, i cili kishte grumbulluar njësërë bakteresh. Po ashtu, për të njëjtën çështje heshti edhe ministrja Balluku.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

A është gati të futet në zgjedhje? Voltana Ademi: Të presim vendimin e 2 nëntorit

PARALAJMËRIMI! Rama-kryebashkiakëve: Larg guroreve që i mbroni! Vijnë erë të keqe

Këngëtare në UKT? Rama i ka lexuar: Do hyni në histori! Se ia vini emrin ‘sociale’

VD-Surpriza tek Rama! Voltana Ademi e PD në Kryeministri, e vetmja mes socialistëve

Humbjet e UKT, Rama “shplan” kryebashkiakët: Jeni në dijeni…? Qytetarët ankohen

*lajmi është në përditësim

(k.m,/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike

Sondazh

Poll