Aktualitet

EMRAT/ Refuzuan t’i vizitonin nënën, 28-vjeçarja dhunon personelin mjekësor në Fier

29 Tetor 2021, 12:03 Nga DOSJA
EMRAT/ Refuzuan t’i vizitonin nënën, 28-vjeçarja dhunon

FIER- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Fier. Mësohet se 28-vjeçarja Vjollca Selimaj ka dhunuar gjatë detyres mjeken Erola Minjo dhe infermieren Erinda Shuli.

Teksa 28-vjeçarja ka shkuar në spital për të vizituar nënën e saj, ka hasur në kundërshtimin e personelit mjekësor, pasi e reja nuk pranoi të plotësojë dokumentacionin e nevojshëm. Pasi mjekia i kërkoi 28-vjeçares që të bënte më parë procedurat dhe më pas të vinte për kontroll, nuk i pëlqeu Selimaj, e cilafilloi që të bërtiste dhe të dhunonte mjeken dhe infermieren me shkelma dhe grushta.

Pas kësaj, e reja është larguar në drejtim të paditur, ndërkohë që është njoftuar edhe policia e Fierit, e cila ka shpallur në kërkin 28-vjeçaren. Njoftim zyrtar nga policia për ngjarjen ende nuk ka dalë.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet erinda shuli erola minjo vjollca selimaj erinda shuli erola minjo vjollca selimaj

Sondazh

Poll