Aktualitet

Mblidhet Kryesia në PS, Gjiknuri: Jemi gati! Presim datën për zgjedhje lokale

29 Tetor 2021, 07:46 Nga DOSJA
Mblidhet Kryesia në PS, Gjiknuri: Jemi gati! Presim datën për

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot që në orën 08:00, Kryesinë e Partisë Socialiste në selinë ‘rozë’. Mbledhja ka zgjatur për më shumë se një orë dhe sipas sekretarit të Përgjithshëm, Damian Gjinkuri, brenda u diskutua lidhur me çështje organizative të parties, ndërsa iu përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve.

Sipas tij, Partia Socialiste ishte gati për shpalljen e datës për zgjedhjet e pjesshme vendore. Ndërsa i pyetur mbi kërkesën e demokratëve për ngritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Gjiknuri tha se është thjesht çështje procedurash parlamentare pasi shumë shpejt Komisioni do të niste nga puna. 

Komisioni i Venecias ka vulosur së fundmi debatin për zgjedhjet e organeve bashkiake, të mbajtura në Shqipëri më 30 Qershor 2019. Pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese, presidenti Ilir Meta pritet që të caktojë një datë për zgjedhjet e pjesshme lokale. Votime do të bëhen në: Shkodër; Vorë; Durrës; Rrogozhinë; Lushnje dhe Dibër.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

VD-PS gati për zgjedhje të pjeshmevendore, Gjiknuri: Po! GJK mos ta vonojë më datën

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike edi rama kryesia e ps 29 tetor 2021 edi rama kryesia e ps 29 tetor 2021

Sondazh

Poll