Aktualitet

Komisioni i 25 prillit/ PS-PD bien dakord, Klevis Xhoxhi zgjidhet sekretar (KËRKESA)

29 Tetor 2021, 12:50 Nga DOSJA
Komisioni i 25 prillit/ PS-PD bien dakord, Klevis Xhoxhi zgjidhet sekretar

TIRANË– Pas 6 mbledhjeve më në fund ka dakordësi në Komisionin Hetimor për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Gjatë takimit të sotëm opozita dhe maxhoranca e kanë gjetur gjuhën e përbashkët, edhe pse mes kontestimeve të shumta. Në mbledhjen e sotme, u vendos që sekretari i Komisionit të bëhej deputeti i Klevis Xhoxhi, ndërsa është miratuar edhe shtimi i numrit të anëtarëve.

Ndërkohë sa i përket njoftimeve për të dëshmuar në seancë, Alibeaj tha se deputetët kanë bërë disa kërkesa për informacion drejtuar institucioneve, ku përfshihet kryeministri Edi Rama, kreu i Kadastrës Artan Lame, drejtori i Gjendjes Civile Bledar Doracaj, ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Gledis Nano etj. Kërkesat do të shpalosen deri më 14 nëntor, kur do të prezantohet dhe plani i hetimit. Por ende nuk ka një datë për takimin e radhës.

Teksa po diskutonin lidhur me këtë çështje, deputetja e PS, Blerina Gjylameti, bëri një propozim sa i përket orës për mbledhjen e radhës duke propozuar si orar të përshtatshëm pasditen e orës 17:00. Të gjithë ranë dakord, por jo deputeti i LSI-së, Petrit Vasili, i cili e cilësoi vendimin si absurd.

 Lexo të plotë dokumentin këtu

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Alibeaj debat me deputetët e opozitës. Ndërhyn Vasili: Nuk vazhdohet me psikopatira

Ka orë por jo datë! Komisioni Hetimor ende pezull, Vasili inatoset: Muhabet kot tani

Klevis Xhoxhi votohet si sekretar i Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit

VD-Plasin të qeshurat tek Komisioni Hetimor!Alibeaj-Xhaferrajt:Më lër të bëj detyrën

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike komisioni hetimor per 25 prillin komisioni hetimor per 25 prillin

Sondazh

Poll