Politike

Veliaj: Do shpronësojmë edhe ‘Shtëpinë e Libohovitëve’

29 Tetor 2021, 11:11 Nga DOSJA
Veliaj: Do shpronësojmë edhe ‘Shtëpinë e

TIRANË- Pas “Sarajeve të Toptanëve” radhën e ka “Shtëpia e Libohovitëve” për tu shpronësuar. Kështu është shprehur kryetari i Bashkisë Tirabnë Erion Veliaj, gjatë promovimit të vëllimit të parë të librit të ish-Presidentit, Barack Obama, “Tokë e premtuar”. Ai u shpreh se këto zona do të ruhen nga shteti dhe do të mirmbahen me fonde publike.

“Shpronësimi tjetër do të jetë ish-Instituti i Histori-Gjeografisë, ajo që njihet si “Shtëpia e Libohovidëve” që është ngjitur me pjesën e Kalasë që tashmë është restauruar nga Bashkia e Tiranës. Dhe më vjen mirë që më në fund do të kemi disa elemente në zemër të qytetit që do të ruhen nga shteti, jo vetëm me një pllakatë, por edhe me fonde publike dhe menaxhim edhe me mirëmbajtje publike”, u shpreh Veliaj.

Disa ditë më parë, Bashkia Tiranë mori në kontroll “Sarajet e Toptanëve” ende pa dalë ‘VKM’, për kalimin e tyre në pronë të Bashkisë Tiranë.  Pas zjarrit që i përfshiu sarajet këtë verë, Bashkia Tiranë kërkoi që pronarëve të shtëpisë tu bëhej shpronësimi dhe toka t’i kalohej bashkisë.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike erion veliaj sarajeve të toptanëve shpronesimi i shtëpise se libohovitëve shtëpia e libohovitëve erion veliaj sarajeve të toptanëve shpronesimi i shtëpise se libohovitëve shtëpia e libohovitëve

Sondazh

Poll