Bota

Shtohen rastet me Covid-19 në Itali, autoritetet paralajmërojnë ashpërsim masash

29 Tetor 2021, 10:35 Nga DOSJA
Shtohen rastet me Covid-19 në Itali, autoritetet paralajmërojnë

ITALI- Një shtim i ndjeshëm i rasteve të reja me Covid-19 në Itali ka shqetësuar autoritetet ku javën e fundit janë regjistruar pothuajse dyfishi i infektimeve të javëve të mëparshme.

Sipas mediave vendase, kjo gjë ka shqetësuar autoritetet të cilat nuk përjashtojnë mundësinë e shtrëngimit të masave në zonat më problematike. Incidenca në shkallë vendi është 46 infektime me COVID për 100 mijë banorë, ndërsa javën e kaluar ishte 34.

Brenda 7 ditëve, rastet e reja dhe shtrimet në spital janë rritur, me shqetësimet më të mëdha të përqendruara në 4 rajone, ndërkohë që në këtë pikë objektivi për arritjen e 90% të personave të vaksinuar brenda vitit duket i largët.

Në javën nga 20 deri më 26 tetor, nënvizon monitorimi i ri i pavarur i Fondacionit Gimbe , ka pasur një rritje të rasteve të reja të përjavshme me Covid-19, e cila shkoi nga 17,870 në 25,585, e barabartë me + 43.2%, megjithëse rritja pjesërisht mund të lidhet me rritjen e totalit të tamponëve të bëra.

Në nivel kombëtar, shpjegon Presidenti i Gimbe, Nino Cartabellotta, pas 7 javësh ka një ndryshim prirjeje të rasteve të reja javore me një mesatare lëvizëse 7-ditore që shkon nga 2,553 në 19 tetor në 3,655 në 26 tetor. Rritja e rasteve, e cila mund të ndikohet pjesërisht nga rritja me 21,1% e totalit të tamponëve të kryera në krahasim me javën e kaluar,  pason një rritje të qarkullimit viral.

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali nino cartabellotta vaksinimi ne itali koronavirusi ne itali nino cartabellotta vaksinimi ne itali

Sondazh

Poll

Bota 29 Tetor 2021, 09:54

Po e le të ngrijë Moldavinë Putini?

RUSI– Europa është në krizë për shkak të furnizimit me gaz. Kudo politikanë dhe opinioni publik debatojnë, nëse Rusia në muajt e ardhshëm do të ofrojë në ...