Bota

Britania e Madhe paralajmëron Francën për hakmarrje për kërcënimet mbi peshkimin

29 Tetor 2021, 10:18 Nga DOSJA
Britania e Madhe paralajmëron Francën për hakmarrje për

BRITANI– Britania e Madhe mund të hakmerret nëse Franca vazhdon me kërcënimet mes një mosmarrëveshjeje mbi të drejtat e peshkimit pas Brexit, ka thënë sekretari i mjedisit, duke paralajmëruar se “dy mund të luajnë në atë lojë”.

Sipas BBC, ministri, George Eustice tha se gjuha e përdorur nga zyrtarët francezë ishte “ngacmuese”. Ai tha se do e ngrejë këtë çështje në Komisionin Evropian, ndërsa ambasadori i Francës është thirrur për bisedime.

I pyetur në lidhje me pretendimin e ministrit francez për Evropën, Clément Beaune, se e vetmja gjuhë që Britania kupton është “gjuha e forcës”, Eustice tha se kjo ishte ofenduese dhe gjuhë jo e përshtatshme diplomatike duke sugjeruar se Franca po politizonte procesin e kontrollit të anijeve.

“Natyrisht që në Francë po vijnë zgjedhje, mund të jetë ky një faktor në këtë,” tha ai.

Një peshkarexhë britanike u kap nga Franca dhe një tjetër u gjobit gjatë kontrolleve në Le Havre të enjten. Autoritetet franceze thanë se anija e ndaluar, Cornelis Gert Jan, nuk kishte një licencë, kjo është mohuar nga pronari i saj, Macduff Shellfish.

Franca u zemërua nga një vendim nga MB dhe Xhersi muajin e kaluar për të mohuar licencat e peshkimit për dhjetëra anije franceze për të hyrë në ujërat britanike dhe argumentoi se kjo shkeli marrëveshjen e Brexit. Ajo ka thënë se mund të ndalojë zbarkimin e anijeve britanike nëse mosmarrëveshja mbi licencat nuk zgjidhet deri të martën.

Një takim me zyrtarë nga Franca, Xhersi, Britania e Madhe dhe Komisioni Evropian të mërkurën çoi në dhënien e licencave 162 varkave franceze për të peshkuar në ujërat e Jersey nga e premtja.

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota be plan pas brexit clement beaune george eustice mosmarreveshjet britani-france be plan pas brexit clement beaune george eustice mosmarreveshjet britani-france

Sondazh

Poll

Bota 29 Tetor 2021, 09:54

Po e le të ngrijë Moldavinë Putini?

RUSI– Europa është në krizë për shkak të furnizimit me gaz. Kudo politikanë dhe opinioni publik debatojnë, nëse Rusia në muajt e ardhshëm do të ofrojë në ...