Bota

Papa thirrje liderëve të G20: Të ndërmerren veprime ‘radikale’ për klimën

29 Tetor 2021, 10:06 Nga DOSJA
Papa thirrje liderëve të G20: Të ndërmerren veprime

VATIKAN– Papa Françesku u ka kërkuar liderëve botërorë që të marrin “vendime radikale” në samitin global mjedisor të javës së ardhshme në një mesazh të veçantë.

‘Udhëheqësit që marrin pjesë në konferencën Cop26 në Glasgow duhet të ofrojnë “shpresë konkrete për brezat e ardhshëm”,- tha Papa.

Sipas Guardian, Papa Françesku nuk po merr pjesë në samit, pavarësisht sugjerimeve të mëparshme se ai do të fluturonte për një paraqitje të shkurtër për të përforcuar rëndësinë e ngjarjes. Mesazhi i tij është regjistruar në italisht dhe zgjat gati pesë minuta. Ai u transmetua të premten në mëngjes me një zë në anglisht.

“Ndryshimet klimatike dhe pandemia Covid-19 kanë ekspozuar cenueshmërinë tonë të thellë dhe kanë ngritur dyshime dhe shqetësime të shumta në lidhje me sistemet tona ekonomike dhe mënyrën se si ne organizojmë shoqëritë tona. Ne kemi humbur ndjenjën tonë të sigurisë dhe po përjetojmë një ndjenjë të pafuqisë dhe humbjes së kontrollit mbi jetën tonë. Ne e gjejmë veten gjithnjë e më të dobët dhe madje të frikësuar.”-tha Papa.

Pasditen e sotme, Papa do të pres në një vizitë, presidentin amerikan, Joe Biden në Vatikan. Dyshja do të diskutojnë urgjencën klimatike, një çështje që Papa e ka vënë në qendër të papatit të tij që nga viti 2013.

Të shtunën, liderët nga ekonomitë kryesore të botës do të takohen në Romë për samitin e G20 për të diskutuar mbi pandeminë Covid, ndryshimet klimatike, krizën globale të energjisë dhe sfida të tjera të mëdha. Një draft komunikatë e G20 thotë se liderët do të zotohen të ndërmarrin hapa urgjent për të arritur qëllimin e kufizimit të ngrohjes globale në 1.5C.

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota cop26 ne glasgow joe biden papa françesku cop26 ne glasgow joe biden papa françesku

Sondazh

Poll

Bota 29 Tetor 2021, 09:54

Po e le të ngrijë Moldavinë Putini?

RUSI– Europa është në krizë për shkak të furnizimit me gaz. Kudo politikanë dhe opinioni publik debatojnë, nëse Rusia në muajt e ardhshëm do të ofrojë në ...