Bota

Publikohen emrat e shtatë personave që Kosova i vuri sanksione

29 Tetor 2021, 10:24 Nga DOSJA
Publikohen emrat e shtatë personave që Kosova i vuri sanksione

KOSOVË– Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur para dy ditësh ka vënë saniksione për 7 persona dhe një kompani për lidhje me grupin ushtarak të Libanit.

Sipas Express, në disa media lokale dhe ndërkombëtare ka qarkulluar lajmi se individët e sanksionuar janë shtetas të Kosovës por MPJD-ja e ka mohuar.

Sipas MPJD-së, masat e vendosura demonstrojnë angazhimin e Kosovës si pjesë aktive e aleancave ndërkombëtare kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Sanksionet konsistojnë me ngrirjen e aseteve, ndalimin e udhëtimit dhe ndalimin e vënies në dispozicion të fondeve nga individët dhe entitetet në Kosovë.

Në faqen e ZKM-së, janë bërë të ditur edhe emrat e këtyre personave.

Individët ndaj të cilëve janë vënë sanksione janë: Ali Reda Hassan al-Banai, Ali Red al-Qassabi Lari, Abd al-Muayyid al-Banai, Abd al-Rahman Abd-al-Nabi Shams, Yahya Muhammed al-Abd-al-Muhsin, Majdi Fa’iz al-Ustadz, Sulaiman al-Banai, si dhe kompania AlDar Properties.

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora abd al-rahman ali red al-qassabi lari ali reda hassan al-banai qeveria e kosoves sulaiman al-banai abd al-rahman ali red al-qassabi lari ali reda hassan al-banai qeveria e kosoves sulaiman al-banai

Sondazh

Poll

Bota 29 Tetor 2021, 09:54

Po e le të ngrijë Moldavinë Putini?

RUSI– Europa është në krizë për shkak të furnizimit me gaz. Kudo politikanë dhe opinioni publik debatojnë, nëse Rusia në muajt e ardhshëm do të ofrojë në ...