Bota

Nis sot votimi i diasporës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë

29 Tetor 2021, 09:24 Nga DOSJA
Nis sot votimi i diasporës për raundin e dytë të zgjedhjeve

KOSOVË– Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Kosovë (KQZ) ka njoftuar se duke filluar nga sot fillon votimi i diasporës për raudnin e dytë të zgjedhjeve lokale të cilat do të mbahen më 14 nëntor.

Sipas njoftimit të KQZ-së, diaspora ka në dispozicion 15 ditë, pra duke filluar nga sot deri më 12 nëntor mund të votojë për kryetarin e komunës.

Për votuesit e regjistruar suksesshëm nga jashtë Kosovës, gjatë periudhës 10 korrik – 18 gusht, KQZ-ja ka vendosur 15 ditë në dispozicion të tyre për të votuar përmes postës. Ky votim fillon më 29 tetor. Deri para kësaj date KQZ-ja planifikon të miratojë dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimeve, për ta bërë të mundur fillimin e votimit jashtë vendit. Fletëvotimet duhet të pranohen nga KQZ-ja më së largu deri më 12 nëntor”,– thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale numri i qytetarëve që kishin arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës ishte 15 mijë e 532 votues, kurse KQZ kishte pranuar 9 mijë e 610 zarfe me vota.

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora rajoni raundi i dyte i zgjedhjeve ne kosove votat e diaspores zgjedhjet lokale ne kosove raundi i dyte i zgjedhjeve ne kosove votat e diaspores zgjedhjet lokale ne kosove

Sondazh

Poll