Bota

‘Pakt me djallin’, vrau dy motrat për të fituar llotarinë, dënohet i riu në Britani

29 Tetor 2021, 08:42 Nga DOSJA
‘Pakt me djallin’, vrau dy motrat për të fituar

BRITANI– Dënohet me të paktën 35 vjet burg britaniku që vrau dy motra në Londër si pjesë e një marrëveshjeje, ku ai besonte se kishte përdorur fuqitë demonike për të vrarë gra çdo gjashtë muaj, në këmbim të fitimit të një llotarie.

Sipas Guardian, Danyal Hussein, 19 vjeç, vrau Bibaa Henry dhe Nicole Smallman në një sulm të rastësishëm për të cilin ai besonte se do të shërbente si një “sakrificë” sipas tij për demonin e quajtur “mbreti i fuqishëm Lucifuge Rofocale” për t’i mundësuar atij të fitonte llotarinë.

Duke i dhënë dënimin minimal me të paktën 35 vite burg, këtë të enjten, gjykatësja, Justice Whipple i tha Huseinit: Ti ke kryer sulme të egra. Ke vrarë. E bëre për para dhe për një ndjekje të gabuar të pushtetit. Kjo ishte një sjellje e llogaritur dhe e qëllimshme, e planifikuar dhe e realizuar me saktësi.

Whipple tha se nuk ishte në gjendje të jepte një dënim të përjetshëm sepse Husseini ishte nën 21 vjeç. Ajo tha se afati minimal i zakonshëm do të ishte 37 vjet për krime të kësaj natyre, por ajo e kishte ulur atë për shkak të moshës së Husseinit. Ai kishte bërë 18, tre javë para se të kryente krimin dhe ai vuante nga çrregullimi i spektrit autik.

Whipple tha se ai do të kualifikohej për t’u liruar vetëm pas një minimumi prej 35 vjetësh dhe se kjo do të ndodhte vetëm nëse në atë momente nuk do të jetë më rrezik për publikun.

Husseini kishte refuzuar të jepte dëshmi në gjyqin e tij, duke pretenduar se ai nuk ishte përgjegjës për vrasjet apo për shkrimin e paktit. Husseini e goditi Henrin tetë herë me thikë, ndërsa Smallman pësoi 28 goditje.

Daniel Hussein, i cili jetonte me nënën e tij, u identifikua nga njollat e gjakut të gjetura në vendin e krimit dhe u arrestua katër javë pas krimit makabër. Nga kërkimet në kompjuterin e Hussein zbuluan se ai kishte hulumtuar për ekstremizmin, si dhe për satanizmin dhe okultizmin.

(s.b/d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota bibaa henry danyal hussein denohet i riu ne britani justice whipple nicole smallman bibaa henry danyal hussein denohet i riu ne britani justice whipple nicole smallman

Sondazh

Poll