Aktualitet

Aksident në Korçë, mjeti përplas studenten, e reja në gjendje të rëndë

29 Tetor 2021, 07:04 Nga DOSJA
Aksident në Korçë, mjeti përplas studenten, e reja në

KORÇË– Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Korçë, ku një mjet ka përplasur një studente në afërsi të universitetit “Fan Noli”.

Aksidenti ka ndodhur në momentin kur studentja ka qenë duke kaluar rrugën për të hyrë në universitet, ndërsa një mjet për shkak të shpejtësisë e ka përplasur, e më pas drejtuesi është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas informacioneve paraprake, e reja e aksidentuar ndodhet në gjendje të rëndë në spital për shkak të dëmtimeve të marrë. Ndërkohë që Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe po ashtu për kapjen e drejtuesit të mjetit.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne korce aksident ne korce

Sondazh

Poll