Sport

Napoli është spektakolar, tre gola Bolognas dhe rikthehet në krye të Serie A

28 Tetor 2021, 20:57 Nga DOSJA
Napoli është spektakolar, tre gola Bolognas dhe rikthehet në krye

ITALI-Është mbyllur java e 10-të e Serie A me Napolin që është rikthyer te fitorja pas barazimit me Romën. Të besuarit e Spalletit nuk zhgënjyen edhe pse ishin pa trajnerin e tyre në stol duke mposhtur ekipin e Bolognas me rezultatin e pastër 3-0.

Festën e nisi Fabian Ruiz në minutën e 18′ i cili shënoi golin e avantazhit, ndërsa në minutën e 41′ Insigne dyfishoi shifrat duke e çuar rezultatin në 2-0. Do të ishte përsëri Insigne që do ta thellonte rezultatin edhe njëherë me penallti. Kapiteni shënoi golin e tretë të ndeshjes dhe të dytin personal.

Kështu, Napoli vazhdon ende pa humbje në këtë fillim sezoni në Serie A. Ekipi i Spalletit po kryeson kampionatin italian me 28 pikë, po aq sa Milani i Piolit.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport bologna napoli bologna napoli

Sondazh

Poll