Aktualitet

MSH: 9 viktima nga Covid-19 në Shqipëri, 591 raste të reja

28 Tetor 2021, 16:20 Nga DOSJA
MSH: 9 viktima nga Covid-19 në Shqipëri, 591 raste të reja

SHQIPËRI– Nëntë persona kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 dhe 591 të tjerë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19. Sipas bilancit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit nga nga 3664 testime të kryera kanë rezultuar 591 pozitivë. Në të gjithë vendin janë 7,528 pacientë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 160 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 485 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 173,443 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi:

Janë kryer 3664 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 591 qytetarë, në këto bashki: 249 në Tiranë, 36 në Berat, 31 në Kamëz, 26 në Durrës, 25 në Fier, Elbasan, 24 në Vlorë, 17 në Lushnje, 14 në Shkodër, 13 në Tepelenë, 12 në Sarandë, 9 në Gjirokastër, 8 në Patos, 7 në Tropojë, 6 në Mallakastër, Devoll, 5 në Korçë, Kolonjë, 4 në Kukës, Lezhë, Kurbin, Shijak, Bulqizë, Dropull, Përmet, Pogradec, Kuçovë, 3 në Krujë, Vorë,  Rroskovec, 2 në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Has, Kavajë, Mat, Divjakë, Himarë, Skrapar, Cërrik, Gramsh, 1 në Pukë, Dibër, Selenicë, Delvinë, Libohovë, Memaliaj, Peqin, Librazhd. Janë  7,528 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.  Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 160 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 9 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Shtatë qytetar nga Tirana 58-86 vjeç, një qytetar 64 vjeçar nga Pogradeci dhe një qytetar 78 vjeç nga Fieri.  Janë shëruar 485 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 173,443 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (28 Tetor 2021) 
Raste të reja ditore          591
Të shëruar në 24 orë       485
Të shtruar në spitale       160
Humbje jete në 24 orë    9
Testime ditore                 3664

Testime totale              1,297,234
Raste pozitive                183,873
Raste të shëruara           173,443
Raste Aktive                     7,528
Humbje jete                      2,902

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë           3,793
Fier                 905
Durrës            718
Shkodër         485
Elbasan          325
Vlorë               270
Gjirokastër     251
Berat              202
Korçë              181
Lezhë             178
Kukës             143
Dibër               77

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll