Aktualitet

3 vite/Vrasja e Kaçifasit, familjarë e politikanë tek varri, Dule: Zbardhni ngjarjen

28 Tetor 2021, 08:19 Nga DOSJA
3 vite/Vrasja e Kaçifasit, familjarë e politikanë tek varri,

GREQI– Sot është dita kombëtare e JO-së greke! Greqia feston nën hijen e pandemisë, ngjarjet e përvjetorit të 28 tetorit, ndërkohë që nuk ka munguar dhe përkujtimet në Shqipëri, në zonat ku jetojnë qytetarë të minoritetit grek. Përveç festimeve të organizuara në Shqipëri, në Shqipëri u zhvillua një ceremoni pranë varrezave të ushtarëve grek në Këlcyrë dhe më pas u mbajt një meshë fetare në Bularat.

Të pranishëm pranë memorialit të ushtareve të rënë në Shqipëri gjatë luftës, italo- greke, ishin edhe ambasadorja Sofia Filipidu dhe Zëvendësministri i Jashtëm grek Andresa Kasanjotis, si dhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule. Ky i fundit hodhi akuza ndaj autoriteteve shqiptare duke bërë thirrje për zbardhjen e plotë të vdekjes së Kaçifasit.

Ndryshe nga vendet e tjera që festojnë përfundimin e dy luftërave botërore, Greqia ka futur si Festë Kombëtare futjen në Luftën e Dytë Botërore. Në orët e para të mëngjesit të 28 Tetorit të vitit 1940, qeveria e atëhershme italiane i dërgoi një ultimatum Greqisë, nëpërmjet ambasadorit italian në Athinë, Emanuele Grazzi, i cili ia dorëzoi personalisht kryeministrit grek, Ioanis Metaksas, në shtëpinë e tij, ku kërkonte kalimin e lirë të trupave italiane nga kufiri greko-shqiptar, që në vazhdim të pushtojë disa pika strategjike të Mbretërisë së Greqisë (porte, aeroporte, etj), për nevojat e furnizimit dhe për lehtësira të tjera, për avancimin në Afrikë.

Pas leximit të tekstit, kryeministri grek ktheu shikimin e tij tek ambasadori italian dhe u përgjigj në gjuhën franceze (gjuha zyrtare diplomatike) me frazën historike: «Alors, c’est la guerre!», (Pra, kjo do të thotë luftë!), duke treguar kështu qëndrimin negativ mbi kërkesat italiane. 2 orë pas ngjarjes së mësipërme, filloi lufta greko-italiane me futjen e trupave pushtuese italiane, kështu Greqia për t’u mbrojtur u përfshi në luftë.

Përvjetori i parë i «JO»-së u festua për herë të parë gjatë pushtimit. Në ndërtesën kryesore dhe në oborrin e Universitetit të Athinës u bë festimi i parë më 28 tetor të 1941. Ka pasur fjalime nga studentët dhe foli për përvjetorin, një ditë më parë, edhe Profesori Konstantinos Cacos, i cili refuzoi të bëjë mësim në ditën e përvjetorit, kështu u dëbua nga Universiteti.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE

Dita e ‘JO’-së, lule në varrin e Kacifas, Dule akuza ndaj prokurorisë shqiptare

Mbahet ceremonia në Këlcyrë për festën e JO-së, Pirro Dhima krah nënës së Kacifas

Festa kombëtare greke, Policia ngre postblloqe në rrugën Kakavijë-Gjirokastër

(A.B)/k.m/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet kryesore emanuele grazzi greqi ioanis metaksas pervjetori i jo emanuele grazzi greqi ioanis metaksas pervjetori i jo

Sondazh

Poll