Aktualitet

VD-PLASI! Basha merr fjalën, Balla&Braçe: Ke 3 orë që flet! Ahmetaj: Më the ‘çirak’

28 Tetor 2021, 10:56 Nga DOSJA
VD-PLASI! Basha merr fjalën, Balla&Braçe: Ke 3 orë që

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha dhe fjalimet e tij në Kuvend kanë acaruar të gjithë të tjerët në sallë, sidomos Taulant Ballën dhe Erion Braçe. Kur Basha është ngritur sërish për të folur, socialistët janë shprehur të acaruar me zgjatjen e diskutimit. Por në debat është përfshirë edhe zv.kryeministri Arben Ahmetaj, i cili ka kërkuar që Basha të tregojë respekt kur i drejtohet, njëjtë siç bën edhe ai për hir të etikës parlamentare. Por nuk ka marrë asnjë përgjigje, pasi numri një i PD-së është larguar duket buzëqeshur.


PJESË NGA DEBATI:

*Ngrihet në këmbë Balla dhe Braçe

Braçe: Nuk ka më kuptim tani. Ka tre orë që flet.

Balla: Jo nuk e merr dot më fjalën. As Braçe, as njëri.

Basha: Për replikë.

Braçe: Ke 3 orë që flet. Dërr dërr dërr. Boll mo burrë

Nikolla: Nuk mund ta merrni fjalën të lutem. Respektoni rregulloren. E merrni fjalën sërish në këtë çështje.

Basha: Duhet të ma kishit dhënë fjalën për replikë.

Braçe: Po ça replike more

Basha: Unë nuk përmenda asnjë emër. MË intereson që të ndal vjedhjen e shqiptarëve. Nuk përmenda asnjë emër. A doli këtu për procedurë. A foli? Jo nuk foli. Dijeni vendin tuaj. Edhe kur e ngatërroni, unë nuk iu ngatërroj. Çiraku është çirak, mos merr rolin e ustait. Ashtu mendon ai se do t’ja hedhë. Pra ustai që do ta heqë fjalën ia mbadhi. Çiraku t’i mëshojë vendit.

Ahmetaj: Po bëhu serioz më.

Basha: Nuk jemi këtu për ju. Jepini shqiptarëve atë që është e shqiptarëve.

Ahmetaj: Ti quan çirak e usta, faleminderit për fjalën. E ke parë që të referohem me etikë parlamentare. Po flas me kryetarin tëndë. Mos ndërhy. Ti punët e shtetit i çuan çirak, ça ke qenë ti kur ke qenë këtu. Nuk të ka lezet fare. Lëre tani.

Basha: Kjo është barrë.

Ahmetaj: Nuk të shkon.

LAJMI KRYESOR: Kuvendi/ Debate Rama-Bashës: PD do ndahet! Vettingu? Jo, nëse është për Berishën

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike arben ahmetaj erion brace lulzim basha seance plenare 28 tetor 2021 taulant balla arben ahmetaj erion brace lulzim basha seance plenare 28 tetor 2021 taulant balla

Sondazh

Poll