Aktualitet

Pas 4 ditësh! Kruja rifurnizohet me ujë, Ujësjellësi: Mos e pini e mos u lani me të

28 Tetor 2021, 16:24 Nga DOSJA
Pas 4 ditësh! Kruja rifurnizohet me ujë, Ujësjellësi: Mos e

KRUJË– Ujësjellësi i Krujës ka njoftuar se rifurnizimi me uje i zonës që pati mbi 600 qytetarë të helmuar do të fillojë sot në orën 20:00. Në një njpftim zyrtar, Ujësjellësi bën me dije se pavarësisht kësaj, uji rekomandohet të përdoret vetëm për arsye sanitare (pastrimi). Pra, qytetarët e Krujës nuk kanë ende ujë të pijshëm, për të gatuar apo për tu larë, pasi duhet të shmangin çdo kontakt me ujin që po furnizohen aktualisht. Edhe pse kanë katër ditë pa ujë, qytetarët e Krujës do të furnizohen me kapacitet të reduktuar në mënyrë që të kryhen analiza të tjera në vijim për furnizimin e radhës.

Njoftimi:

Në vijim të njoftimeve mbi situatën e ndodhur në qytetin e Krujës me ujin e pijshëm dhe mbi furnizimin në ditët në vazhdim të banorëve, ju informojmë si më poshtë : Pas përfundimit të procesit të klorikifikimit të depove të ujësjellësit në qytetin e Krujës dhe referuar përgjigjeve të analizave fizio – kimike dhe baktereologjike të bëra në datën 26/10/2021 nga laboratorët e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Krujë dhe të ISHP Tirane nga ku rezulton se cilësia e ujit është brenda parametrave të lejuara për përdorim sanitar, ISHSH Durrës me anë të vendimit Nr. ISHSH-DR-2021-001617-4, datë 27/10 /2021, autorizon Shoqërinë Ujësjellës Kanalizime Krujë sha për rifillimin e furnizimit me ujë me kushtin vetëm për përdorim sanitar. Pësa më sipër njoftojmë se, furnizimi me ujë do të rifillojë ditën e Enjte, datë 28.10.2021 ora 20:00 për banorët e qytetit, me kapacitet të reduktuar në mënyrë që të kryhen analiza të tjera në vijim për furnizimin e radhës.

LAJMI KRYESOR: Helmimi në Krujë! Mbi 600 qytetarë me simptoma, dezinfektohet depozita kryesore

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet helmohen qytetaret e krujes kruje ujesjellesi i krujes helmohen qytetaret e krujes kruje ujesjellesi i krujes

Sondazh

Poll