Aktualitet

Po transportonin emigrantë kundrejt fitimit, arrestohen dy persona në Gjirokastër

28 Tetor 2021, 15:50 Nga DOSJA
Po transportonin emigrantë kundrejt fitimit, arrestohen dy persona në

GJIROKASTËR– Dy të rinj janë kapur nga Policia e Shtetit dhe akuzohen për shkak se kanë transportuar emigrantët e paligjshëm. Në prangat e Policisë kanë përfunduar dy persona, të identifikuar me iniciale: K.R. 20 vjeç, banues në Tiranë dhe K.B. 22 vjeç, banues në Dibër. Të rinjtë u kapën në vendin e quajtur “Ura e Lumit” në Gjirokastër, duke transportuar me automjetin tip “Ford” tre emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Gjirokastër –Goditet një tjetër rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Vihen në pranga dy shtetas, që u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit. Sekuestrohen një automjet dhe dy aparate celular. Nga specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Gjirokastër, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative u arrestuan në flagrancë shtetasit K. R, 20 vjeç, banues në Tiranë dhe K. B., 22 vjeç, banues në Dibër. Shtetasit K. R. dhe K. B., u kapën në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, duke transportuar me automjetin tip “Ford” tre emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet dhe dy aparate celular. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet gjirokaster policia e gjirokastres gjirokaster policia e gjirokastres

Sondazh

Poll