Politike

VD-SFIDA! Braçe-Bashës: Hajde bëjmë Vetting për të shkuar në burg, ke by***?

28 Tetor 2021, 11:16 Nga DOSJA
VD-SFIDA! Braçe-Bashës: Hajde bëjmë Vetting për

TIRANË– Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka sfiduar kryedemokratin Lulzim Basha lidhur me Vettingun në Politikë. Në fjalën e tij, Braçe tha se gjatë fjalës së tij në seancën plenare ka përmendur vettingun politik që Partia Demokratike kërkon që të votohet nga deputetët. Po ashtu, socialisti nuk la pa komentuar as shqetësimin e Bashës mbi rritjen e çmimeve të shportës së ushqimeve.


Unë jam krenar për punën time. Nuk i kam rënë kujt në qafë. Kam qenë dhe zv.kryeministër. Por për të vrarë njerëz nuk më ka përdorur njëri. Duhet bërë Vetting për të çuar në burg. Më falni për shprehjen por zoti Basha a ke bythë për këtë Vetting? Unë di shumë, di edhe për Rindërtimin për shkak të detyrës. Kot dëgjuam tre orë. Padyshim që unë di shumë, di aq shumë sa zotit Basha nuk ja merr mendja. Të të bëj një pyetje në hamall sa është cmimi metra katror, po këtu matanë në Farkë sa është? Të vijmë te një pikë tjetër, te ajo e ushqimeve. A ta pyes pak di si sa është çmimi i vajit sot? Po i miellit, i sheqerit i vezës e di sa është? 16 vjet në një lagje nuk të pashë asnjëherë të bësh pazar. Kur merr njerëz për të të bërë pazarin s’ke nga ta dish. Po jua them qe as ia ndjen për njerëzit e zakonshëm. T’i je një njeri që nuk e di sesa të kushton shporta e ushqimeve mujore. Kostoja ushqimeve sot është shtrenjtuar. 41.6% e buxhetit të shqiptarëve shkojnë për ushqime është më pak se në 2013,”-tha Braçe.

LAJMI KRYESOR: Kuvendi/ Debate Rama-Bashës: PD do ndahet! Vettingu? Jo, nëse është për Berishën

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike erion brace lulzim basha seance plenare 28 tetor 2021 erion brace lulzim basha seance plenare 28 tetor 2021

Sondazh

Poll