Bota

Histori prekëse/ Babai shkon te varri i të birit për të dëgjuar ndeshjen në radio

28 Tetor 2021, 10:05 Nga DOSJA
Histori prekëse/ Babai shkon te varri i të birit për të

ARGJENTINË– Dashuria e babait ndaj djalit të tij i cili humbi jetën tragjikisht në një aksident automobilistik e përshkruar vetëm në një foto ka bërë xhiron e botës.

Sipas mediave të huaja, Nahuel, ashtu si babai i tij, ishte një tifoz i San Martín dhe tani që skuadra Tucumán është në pozitat e para të tabelës, pranë të paturit mundësi për t’u rikthyer në top ligën e futbollit në Argjentinë, burri vendosi të durojë vapën vetëm për të ‘ndarë’ duelin emocional së bashku me djalin e tij në varr.

“ Vetëm ata që harrohen vdesin ”, shkruhet në mesazhin që shoqëron foton, e cila shumë shpejt u bë virale fillimisht në Argjentinë dhe më pas në të gjithë botën.

19 vjecari, Nahuel Perez vdiq në një aksident automobilistik teksa po udhëtonte për të parë skuadrën e tij të zemrës, San Martin në ndeshjen që pati vite më parë kundër Libertad de Sunchales. Ai ishte tifoz i madh i futbollit, duke bërë qe të lidhej shumë me babain e tij.

Që nga vdekja e Perez babai i tij shkon gjithmonë gjithmonë pranë varrit të tij për të dëgjuar ndeshjen e San Martin në radio.

Historia e u bë e ditur ditët e fundit, kur fotoja e babait të Nahuelit u postua në Facebook pranë varrit të djalit të tij teksa dëgjonte në radio ndeshjen e San Martin me Deportivo Maipú, të fituar 2-0 nga skuadra e Tucumán.

(f.m/d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota argjentine nahuel perez san martin argjentine nahuel perez san martin

Sondazh

Poll