Bota

Deputeti i VV-së: Kërcënimi i Kurtit nuk ka lidhje me rrjetet sociale

28 Tetor 2021, 08:53 Nga DOSJA
Deputeti i VV-së: Kërcënimi i Kurtit nuk ka lidhje me rrjetet

KOSOVË– Deputeti i VV-së dhe nënkryetari i Komisionit për Çështjet e Sigurisë, Enver Dugolli ka reaguar në lidhje me kërcënimin e mbrëshmëm ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurti.

Me anë të një deklarate, Dugolli ka thënë se nuk kanë informacione se kush e ka kërcënuar kryeministrin Albin Kurti.

Nuk kemi ndonjë informacion për shkak se këto janë informacione që iu takojnë organeve të sigurisë të cilat besoj se janë në krye të detyrës. Përmes rrugëve operative me siguri që kanë marrë informacion dhe e kanë ngritur edhe nivelin e sigurisë. Kjo është detyrë ekskluzive e njësiteve të policisë dhe mbrojtjes së afërt të cilët në bazë të informacioneve e ngrisin shkallën e nivelit të sigurisë. Nuk kemi ende ndonjë informacion zyrtar se prej nga ka ardhur kërcënimi. Organet e sigurisë po e trajtojnë në mënyrë të duhur”.-tha Dugolli.

Nënkryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë ka hedhur poshtë mundësinë që kërcënimi të ketë lidhje me postimet në rrjete sociale ku kërkohet “vrasja e Albin Kurtit” për një shumë të caktuar parash e të cilat tashmë janë bërë virale.

I kam parë ato në rrjete sociale. Mund t’iu siguroj se informata për kërcënim është zbuluar dhe ka shkuar nga rrugët operative të njësiteve dhe organeve të shtetit. Këto në rrjete sociale po mundohen në një formë të devalvojnë informatat dhe ngritjen e nivelit të sigurisë dhe nuk janë qëllimmira dhe nuk i kontribuojnë aspak zbardhjes së këtij rasti dhe hetimeve që po zhvillohen”, ka thënë Dugolli.

Lajmi kryesor/ U kërcënua! Zbulohet mesazhi: Ofrohen 50 mijë euro për atë që vret Kurtin

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora enver dugolli kercenohet albin kurti enver dugolli kercenohet albin kurti

Sondazh

Poll