Bota

KQZ shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve lokale në Kosovë

28 Tetor 2021, 08:34 Nga DOSJA
KQZ shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve lokale në

KOSOVË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 17 tetor në të gjithë komunat e vendit për të zgjedhur kryetarët dhe asamblistët.

Rezultatet përfundimtare, mund t’i gjeni duke klikikuar në këtë link.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e cila kryeson pasi doli e para për nga numri i votave( të rregullta, me kusht dhe me postë), me gjithsej 170 mijë e 177 vota. Në vendin e dytë është renditur Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me gjithsej 167 mijë e 519 vota, kurse e treta doli Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 161 mijë e 283 vota. Gara ka qënë më e ngushtë në lidhje me votat e diasporës ku Lidhja Demokratike të Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje janë përplasur me njëra-tjetrën.

Nga të dhënat përfundimtare, 21 komuna do të shkojnë në balotazh, meqenëse kanddiatët s’kanë arritur t’i sigurojnë votat e nevojshme për fitore në raundin e parë. Lëvizja Vetëvendosje do të shkojë në balotazh në 12 komuna, Lidhja Demokratike e Kosovës në nëntë komuna, Partia Demokratike e Kosovës në tetë komuna dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në pesë komuna.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet Lokale, raundi i dytë i zgjedhjeve ndërmjet dy kandidatëve, të cilët kanë fituar më së shumti vota të vlefshme, mbahet ditën e diel, katër javë pas raundit të parë. Në këtë rast i bie që do të mbahen më 14 nëntor.

Zgjedhjet lokale janë mbajtur më 17 tetor, ku në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ishin certifikuar 89 subjekte politike, prej të cilave janë: 32 parti politike, 1 koalicion, 33 iniciativa qytetare dhe 23 kandidatë të pavarur.

Fushata zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët që do të garojnë në raundin e dytë, do të jetë 5 ditore, do të fillojë më 8 nëntor dhe do të përfundojë më 12 nëntor.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë, nis nesër votimi nga diaspora

Shpallja e rezultateve, 17 kandidatët që fituan mandatin e kryetarit në Kosovë

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora komisioni qendror i zgjedhjeve ne kosove valmir elezi zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 komisioni qendror i zgjedhjeve ne kosove valmir elezi zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021

Sondazh

Poll