Bota

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë, nis nesër votimi nga diaspora

28 Tetor 2021, 09:39 Nga DOSJA
Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë, nis nesër

KOSOVË– Sot është shpallur rezultati final i zgjedhjeve lokale të mbajtura më 17 tetor në Kosovë, ku nga 38, 21 komuna shkojnë në balotazh.

Sipas proçedurës më 14 nëntor do të mbahet raundi i dytë ndërkohë që duke filluar nga nesër deri më 12 nëntor, fillon votimi për diasporën, duke i lënë kështu 15 ditë në dispozicion.

Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale numri i qytetarëve që kishin arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës ishte 15 mijë e 532 votues, kurse KQZ kishte pranuar 9 mijë e 610 zarfe me vota.

Lajmi kryesor/ KQZ shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve lokale në Kosovë

(d.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora raundi i dyte i zgjedhjeve ne kosove votat e diaspores zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021 raundi i dyte i zgjedhjeve ne kosove votat e diaspores zgjedhjet lokale ne kosove 17 tetor 2021

Sondazh

Poll