Bota

U kërcënua! Zbulohet mesazhi: Ofrohen 50 mijë euro për atë që vret Kurtin

28 Tetor 2021, 05:28 Nga DOSJA

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë kërcënime për jetën. Mbrëmjen e djeshme Njësia Speciale u paraqit përballë banesës së Kurtit, për të rritur sigurinë te kryeministri dhe familja e tij. Mbrëmjen e djeshme nuk u bë e ditur se cili ishte ai person që kërcënoi kryeministrin, mirëpo ‘Gazeta Insajderi’ ka zbuluar një postim që është bërë në rrjetin social Facebook, ku ofrohen 50 mijë euro për këdo që e vret Kurtin.

Një person ka shkruar në grupin “Shes blej gjithçka”, në rrjetin social “Facebook”.

Në atë postim, thuhet se “Kurti duhet të vritet”, ndërsa si arsye përmendet rritja e çmimeve për produktet esenciale. Një kërcënim të tillë e kanë marrë seriozisht organet e sigurisë të cilat qëndruan në gatishmëri pranë banesës së Kurtit.

Postimi i bërë në këtë rrjet social tashmë është fshirë nga personat që e kanë shpërndarë. Ende nuk dihet nëse policia e Kosovës ka gjetur personin që bëri këtë kërkesë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE

Kërcënimi ndaj Kurtit, policia jep detaje: Nuk u angazhuan forcat speciale

Deputeti i VV-së: Kërcënimi i Kurtit nuk ka lidhje me rrjetet sociale

U kërcënua me vdekje, si paraqitet situata pranë banesës së Kurtit

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora albin kurti kercenohet albin kurti albin kurti kercenohet albin kurti

Sondazh

Poll