Bota

Konferencë për media, Kurti: Nuk ndjehem i rrezikuar, axhenda ime vazhdon normalisht

28 Tetor 2021, 06:44 Nga DOSJA
Konferencë për media, Kurti: Nuk ndjehem i rrezikuar, axhenda ime

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka dalë sot në një konferencë për mediat, vetëm pak orë pas marrjes së kërcënimit për jetën dhe mbrojtjen nga siguria e shtetit.

Konferenca ishte e përbashkët me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati. Në këtë konferencë u fol për operacionalizimin e masës 2.1-Subvencionimi i Kredive Investive dhe masës 2.4, Mbështetje e eksportit të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

“Kryeministri Albin Kurti, bashkë me Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, mbajnë konferencë për media, në lidhje me operacionalizimin e masës 2.1-Subvencionimi i Kredive Investive – dhe masës 2.4 – Mbështetje e eksportit- të Pakos së Ringjalljes Ekonomike”, thuhet në njoftim.

Gjatë konferencës Kurti u pyet pikërisht për kërcënimet e bëra ndaj tij dhe shtimin e forcave të sigurinë pranë shtëpisë së tij. Kurti konfirmoi se ka marrë kërcënime por nuk ndjehet i rrezikuar dhe po vijon punën normalisht.

“Së pari unë nuk ndjehem i rrezikuar por janë organet e sigurisë ato që i vlerësojnë kërcënimet dhe i ndërmarrin veprimet në përputhje me rrethanat e caktuara. Përndryshe unë as dje dhe as sot nuk e kam ndryshuar agjendën time”, ka thënë ai.

Ditën e djeshme u bë publike në media se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte kërcënuar për jetën. Në media qarkulloi një foto, në të cilën thuhej se kushdo që do vrasë Kurtin do të marrë si shpërblim 50 mijë euro. Nuk dihet saktë nëse ky ishte kërcënimi që bëri që forcat e sigurisë të ruanin banesën e Kurtit.

‘Nuk ndjehem i rrezikuar’, Kurti reagon për herë të parë pas kërcënimeve

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora diaspora albin kurti kercenohet albin kurti kurti konference per mediat 28 tetor albin kurti kercenohet albin kurti kurti konference per mediat 28 tetor

Sondazh

Poll